Po vazhdon puna mbi projektet e centralit atomik “Belene” dhe “Rryma Ballkanike”, megjithë pandeminë e Covid-19. Këtë e tha Ministrja e Energjetikës Temenuzhka Petkova në një briefing në Këshillin e Ministrave. Ajo vuri në dukje se realizimi i dy projekteve të mëdha infrastrukturore në fushën e gazit natyror – “Rryma Ballkanike” dhe interkonektori Greqi-Bullgari, po vazhdon duke u respektuar të gjitha masat e sigurisë.
Sa i përket projektit për centralin e dytë atomik bullgar – “Belene”, pesë kompanitë nga lista e shkurtër e kandidatëve kanë firmosur një marrëveshje konfidencialiteti. U është dërguar një Memorandum Informativ me informacion bazë për projektin, që të mund t’i përgatisin ofertat e veta.Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..