Po vazhdon puna mbi projektet e centralit atomik “Belene” dhe “Rryma Ballkanike”, megjithë pandeminë e Covid-19. Këtë e tha Ministrja e Energjetikës Temenuzhka Petkova në një briefing në Këshillin e Ministrave. Ajo vuri në dukje se realizimi i dy projekteve të mëdha infrastrukturore në fushën e gazit natyror – “Rryma Ballkanike” dhe interkonektori Greqi-Bullgari, po vazhdon duke u respektuar të gjitha masat e sigurisë.
Sa i përket projektit për centralin e dytë atomik bullgar – “Belene”, pesë kompanitë nga lista e shkurtër e kandidatëve kanë firmosur një marrëveshje konfidencialiteti. U është dërguar një Memorandum Informativ me informacion bazë për projektin, që të mund t’i përgatisin ofertat e veta.Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..