Prodhuesit e perimeve do të ndihmohen suplementarisht nga shteti. Kjo u bë e qartë në briefingun e jashtëzakonshëm të Ministres së Bujqësisë Desisllava Taneva.
Propozimi është i prodhuesit Krasimir Kunçev dhe parashikon që prodhuesit e perimeve, të cilët prodhojnë dhe shesin produktet e veta, të marrin subvencion suplementar si përqindje e të ardhurave të tyre. Kjo do të stimulojë tregtinë legale me faturat, të cilat do të jepen sipas çmimit real dhe jo sipas një çmimi më të ulët, siç ishte deri tani.
“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..