Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Imazhet e Shenjtorëve Kirill dhe Metodi hasen në pulla postare nga Afrika dhe Vatikani

Sa e pabesueshme të duket në vitin 2015 Republika e Mozambikut (Afrika Juglindore) emetoi disa pulla postare dhe zarfe postare për koleksionues me imazhet e vëllezërve Kirill dhe Metodi. Shkak për këtë ishte përvjetori i 1200-të i lindjes së Shën Metodiit. Imazhet mbi pullat janë shumë interesante. Ndër ta mund të shihet afreske murale nga Manastiri i Trojanit (Bullgaria Qendrore Veriore), vitrazh nga një kishë në Slloveni, kryq nga Selaniku. Autorët e kësaj serie shfrytëzuan artefakte nga vende të ndryshme sllave dhe nëpërmjet tyre në mënyrë simbolike treguan rrugën e veprës së të dy vëllezërve iluministë, vepër kjo e cila respektohet nga mbarë bota e krishtere.

“Pullat postare nga Mozambiku përbëjnë një bllok nga katër pulla, një pullë të veçantë dhe një zarf koleksionues – shpjegon në nëj intervistë për Radion Kombëtare Bullgare docentja Vesellka Zheljazkova nga Qendra Shkencore e Kirilit dhe Metodiit pranë Akademisë Kombëtare të Shkencave. – Pulla e parë e këtij blloku rikrijon një nga afresket më të njohura me figurat e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodi – nga Manastiri i Trojanit (Bullgaria Qendrore Veriore). Ai është vepër i Zahari Zografit, i cili konsiderohet themelues i pikturimit laik bullgar. Pulla tjetër përbën figurat e të dy iluministëve sllavë mbi një vitrazh i cili mund të shihet në kishën e vjetër “Shën Joan Pagëzori” në qytetin Maribor të Sllovenisë. Pulla e tretë e bllokut ka dy imazhe -  kryq përkujtimor për nderë të vëllezërve të shenjtë i cili është në Selanik dhe një fotografi i pllakës përkujtimore nga qyteti Bashka në ishullin Kërk të Kroacisë. Ky monument daton nga fundi i shekullit të XI dhe fillimi i shekullit të XII dhe është një nga monumentet më të vjetra të ruajtura glagolike, nga afro 1100 vjet. Krahas këtij blloku me pulla postare u vu në qarkullim edhe një pullë me vete, në të cilën në vend qendror shihet lapidari i vëllezërve Kirill dhe Metodi ngritur në Çeki në vitin 1931. Në këndin e sipërëm të majtë të pullës është i rikrijuar fresku i njohur nga shekulli i XI “Shën Kirill dhe Shën Metodi në Romë” nga kisha “Shën Klemente”.”

Lidhja midis veprës së mësuesve të parë sllavë dhe shtetit të largët afrikan është letra apostolike e papës Xhon Pali II me të cilën në vitin 1980 ai shpalli Shenjtorët Kirill dhe Metodi bashkëmbrojtës të Evropës. Me këtë akt krijuesit e shkrimit bullgar morën njohje të merituar edhe në botën katolike. Madje afro 24 për qind nga banorët e Mozambikut janë katolikë ata bashkohen me adhuruesit e kujtimit të iluministëve sllavë.

“Mësuesit e parë sllavë janë simbol i bashkimit fetar dhe kulturor jo vetëm në Evropë, por edhe në botë – dëshmi për këtë janë dy seritë e pullave postare me imazhet e tyre të emetuara gjatë viteve nga Vatikani” – shton docentja Zheljazkova.

“Seria e parë është nga viti 1963 për të shënuar përvjetorin e 1100 nga fillimi i misionit apostolik të vëllezërve Kirill dhe Metodi ndër sllavët. Me emetimin e këtyre pullave Vatikani deshi të theksoi edhe pjesëmarrjen e vet në veprën e realizuar në Moravinë e Madhe. Në dy prej pullave figurat e shenjtorëve Kirill dhe Metodi janë të rikrijuara ashtu siç janë ato në afresket e pikturuara në Bazilikën “Shën Klemente” nga Pietro Rasdini në shekullin XVIII. Pulla e tretë e kësaj serie të parë përbën një hartë e Moravisë, Polonisë dhe Hungarisë nga shekulli i XVI. Mbishkrimi mbi të është “Shenjtor Kirill dhe Metodi – apostuj sllavë”. Seria e dytë e Vatikanit përmbahet nga tri pulla postare të cilat u vunë në qarkullim në vitin 1985. Në to theksi vihet mbi përmbajtjen fetare dhe arsimore të veprës së Apostujve Sllavë të bekuar nga Papa Adrian II. Pamja e tyre është mjaftë interesante sepse janë të punuara në një aspekt modern. Përbëjnë vepra prej autori dhe në njërën prej tyre apostulli sllav Shën Metodi është i paraqitur me veshje të kryepeshkopit katolik me kësule tipike katolike dhe skeptër. Interes përbën edhe pulla e tretë nga Vatikani, e cila gjithashtu prezanton vëllezërit e shenjt Kirill dhe Metodij si bashkëmbrojtës i Evropës  dhe krahas tyre është Shën Benedikt, i cili u shpall mbrojtës i Evropës që në vitin 1964.”

Redaktor: Gergana Mançeva – nga intervista e gazetares Gavraillova, nga programi “Hristo Botev” i RKB-së

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv docentja Vesellka Zheljazkova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nikollaj Gjaurov /1929 - 2004/

Një pllakë përkujtimore në Modena të Italisë përkujton basin e famshëm Nikollaj Gjaurov

Pesë vjet më parë /11 nëntor 2020/ në Modena të Italisë u përurua një pllakë përkujtimore kushtuar basit të famshëm botëror bullgar Nikollaj Gjaurov /1929 - 2004/. Ishte në këtë qytet italian që këngëtari ynë i shquar i operës jetoi dhe punoi nga..

botuar më 25-11-11 5.05.PD

Në “Kaligrafikisht” Nikolla Buzov identifikon pikturat me artin e shkrimit të bukur

Në ekspozitën e tij të re, Nikollaj Buzov ndjek parimet e artit kaligrafik, duke paraqitur një harmoni simbolesh dhe shenjash abstrakte. Kanavacat piktoreske nxjerrin në pah lehtësinë dhe lirinë me të cilën artisti krijon strukturat e tij gjeometrike...

botuar më 25-11-09 9.00.PD

“Krijuesi i vitit” shpërblen mjeshtrit dhe zejtarët më të mirë bullgarë

Më 8 nëntor, në orën 19:00, në Sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, për herë të tretë do të shpërblehen mjeshtrit dhe zejtarët më të mirë të Bullgarisë. Krijues dhe frymëzues i nismës “Krijuesi i vitit” është Nikollaj Trajkov, i cili ishte i ftuar..

botuar më 25-11-04 8.00.MD