Shkolla më e vjetër bullgare e së dielës në kryeqytetin grek mban emrin e krijuesve të shkrimit sllav, vëllezërit e Shenjtë Kirill dhe Metodij. Themelet janë vënë prej prindërve dhe mësuesve gjatë vitit 2004 . Sot shkollën e frekuentojnë afro 190 fëmijëve – që nga mosha 3-4 vjeçe, deri në klasën e 12-të. Për të gjithë ata 24 maji është një festë e pritur dhe çdo vit e festojnë në të hapur ose në sallën teatrale. Por, në këtë 24 maj, për shkak të pandemisë së koronavirusit, nxënësit dhe të mësuesit nuk do të mblidhen në një vend. Prandaj shënojnë festën e germave me një libër të ri.
Me rastin e festës së shkollës dhe Ditës së shkrimit sllav, arsimit dhe kulturës bullgare, shkolla bullgare e së dielës “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” krijoi një koleksion me përkthime të poezisë bullgare të 18 autorëve. Libri është realizimi i dëshirës së pedagogëve dhe nxënësve në Athinë të njohin miqtë e vet grek me një pjesë nga trashëgimia letrare bullgare. Përmbledhja përfshin vjersha të autorëve si nga epoka e Rilindjes – Petko Raçov Sllavejkov, Ivan Vazov, Penço Sllavejkov, kështu dhe poetë bashkëkohorë – Damjan Damjanov, Hristo Fotev, Nedjallko Jordanov e të tjerë.
“Përkthimet janë bërë nga ish-nxënësit si nxënësit e shkollës së ditës së diel nën redaksinë e shkrimtarit të njohur dhe përkthyes Konstantinos Maricas dhe kanë për qellim të vazhdojnë ndërtimin e urës së marrëdhënieve miqësore midis popullit bullgar dhe atij grek” – thotë drejtoresha shumëvjeçare e shkollës Mimi Niçeva:
“Ideja për këtë përmbledhje lindi përpara rreth 3-4 vjetëve, kur në godinën e shkollës ishte prezantuar një poet i madh grek, poezia e të cilit është përkthyer në gjuhën bullgare. Atëherë i thash përkthyesit se, do të ishte mirë po të kishte dhe përkthime të veprave të letërsisë bullgare në gjuhën greke.
Çdo vit në lidhje me festën tonë më të mirë, 24 maj, çdo shkollë do që të prezantohet me diçka të re në mbështetje të kulturës bullgare jashtë kufirit. Në të kaluarën janë bërë përkthime të letërsisë bullgare, por ato janë të autorëve të caktuar. Për dy javë fëmijët bënë përkthimet, zgjodhën krijimet, ku ideja ishte qe të ketë prej çdo një poeti nga një-dy krijime. I renditëm në përshtatje me historinë e letërsisë bullgare. U lidha me përkthyesin dhe ai e pëlqeu shumë idenë, bëri një redaktim shumë të mirë. Libri tanimë është në treg në lidhje me 24 majin dhe është fare në kohë në lidhje me 140-vjetorin e lidhja e vendosjes së lidhjeve diplomatike greko-bullgare. Idenë tonë mund ta përdorin dhe shkollat e tjera nëpër botë, sepse është një mënyrë shumë e mirë të shpërndahet kultura bullgare jashtë Bullgarisë.”
Krijuesit e përmbledhjes mendojnë se, ajo mund të jetë një ndihmesë shumë e mirë për profesorët në Universitetin e Athinës, ku përpara 3 vjetëve është hapur fakulteti i filologjisë sllave me mësimin e gjuhës ruse si gjuhë të parë dhe të gjuhës bullgare si gjuha e dytë.
“Shkolla jonë, si dhe shkollat e tjera në Athinë frekuentohet prej fëmijëve, tek të cilët patriotizmi është mjaft mirë i koduar dhe janë motivuar të mësojnë gjuhën bullgare si dhe letërsinë bullgare. Kështu është sepse shanset e tyre për studim në shkollë të lartë në Greqi janë mjaft të kufizuara. Nxënësit tanë dëshirojnë të vazhdojnë studimin në Bullgari, që do të thotë se, ata duhet të kenë një përgatitje shumë të mirë. Ky motivacion kuptohet pak më vonë, kur fëmijët bëhen 15-16 vjeç. Unë jam prej 10 vjetëve në këtë shkollë dhe mund të them se, 60% prej fëmijëve, të cilët kanë përfunduar shkollën “Kirill dhe Metodij” janë studentë në Bullgari.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: @BNUKiriliMetodiiSi një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..
Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë për një burrë të zi" i regjisorit Henri Kulev dhe filmi dokumentar "Dëshira e Gerit" nga Tonisllav..
Në librin “Bullgaria është kënga ime” Ilija Llukov na shfaqet si një patriot i madh që ka bërë shumë për Bullgarinë”. Kështu e karakterizon këngëtarin popullor që këndoi meloditë më të dashura nga rajoni i Maqedonisë, Galin Georgiev, etnograf dhe një..