Në fund të vitit 2019 171 fshatra në Bullgari janë pa popullsi, ndërsa 446 kanë nën 9 banorë, tregon statistika kombëtare. Akoma 26 vendbanime të reja janë shpopulluar në krahasim me 2018-ën. Vendet e shpopulluara janë më shumë në regjionin malor Gabrovo – 182. Pas kësaj janë regjionet Veliko Tërnovo dhe Kërxhali, përkatësisht me 143 dhe 39 fshatra të shpopulluara. Në vend ka 257 qytete, kurse fshatrat janë 4 998. Ka një fshat të ri Sveti Konstantin në rrethin e Pazarxhikut. Më shumë janë fshatrat ku banojnë nga 101 deri në 200 veta – gjithsej 722.
Fshati me më shumë banues është Llozen afër kryeqytetit të Sofjes me 6168 veta. Ai është më i populluar nga mbi 145 qytete në Bullgari. Qyteti me popullsi më të paktë është margaritari turistik Mellnik me 177 banorë.Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim shpresë për një fëmijë në vështirësi” dhe synon të sigurojë pajisje të teknologjisë së lartë për..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. "Kush mendonte se parlamenti mund të hyjë në këtë..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i Këshillit të Ministrave. Ai uroi anëtarët e rinj të Komisionit Evropian për zgjedhjen e tyre dhe u uroi..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje 0°. Gjatë ditës në vend do të mbizotërojë mot i vranët, në fushat dhe me..