Në fund të vitit 2019 171 fshatra në Bullgari janë pa popullsi, ndërsa 446 kanë nën 9 banorë, tregon statistika kombëtare. Akoma 26 vendbanime të reja janë shpopulluar në krahasim me 2018-ën. Vendet e shpopulluara janë më shumë në regjionin malor Gabrovo – 182. Pas kësaj janë regjionet Veliko Tërnovo dhe Kërxhali, përkatësisht me 143 dhe 39 fshatra të shpopulluara. Në vend ka 257 qytete, kurse fshatrat janë 4 998. Ka një fshat të ri Sveti Konstantin në rrethin e Pazarxhikut. Më shumë janë fshatrat ku banojnë nga 101 deri në 200 veta – gjithsej 722.
Fshati me më shumë banues është Llozen afër kryeqytetit të Sofjes me 6168 veta. Ai është më i populluar nga mbi 145 qytete në Bullgari. Qyteti me popullsi më të paktë është margaritari turistik Mellnik me 177 banorë.Fondi Kombëtar i Sigurimeve Shëndetësore do të mund të shpenzojë 1.2 miliardë leva (613.5 milionë euro) më shumë për personat me sigurime shëndetësore vitin e ardhshëm, parashikon projektbuxheti i Këshillit Mbikëqyrës. Kontributi shëndetësor mbetet 8% e të..
Sa më shpejt që të jetë e mundur, do të sigurohet largimi i sigurt i 15 bashkatdhetarëve tanë që kanë kërkuar të largohen nga Siria, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Ambasada jonë në Damask është në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët bullgarë dhe..
Nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën se forcat parlamentare do të bëjnë gjithçka për të mbledhur maxhorancën për të formuar një kabinet. “Bullgaria ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme”, tha ajo në qytetin e Panagjurishtes, ku ishte me rastin..
Është shumë herët për të parashikuar se si ngjarjet në Siri do të ndikojnë në luftën në Ukrainë. Kështu thotë Komisioneri Evropian i Mbrojtjes Andrius..
Këshilli Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh diskutoi projektbuxhetin për vitin 2025. Sindikatat dhe disa nga organizatat e punëdhënësve deklaruan mbështetjen..
Qëndrimi i Bullgarisë për Sirinë mbetet i pandryshuar, ne vazhdojmë të mbështesim sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të vendit. Kështu..