Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ratifikuan marrëveshjen për shërbime konsulence me BNRZH

Foto: BGNES

Kuvendi Popullor ratifikoi marrëveshjen për ofrimin e shërbimeve të konsultimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (BNRZH), e cila është një nga pesë institucionet e Bankës Botërore. Kështu parlamenti miratoi zbatimin e programit të ri operativ për shkencë dhe arsim gjatë periudhës së ardhshme programore 2021-2027.

Opozita nga Partia Socialiste Bullgare nuk përkrahu marrëveshjen me motivin se nuk është e pranueshme lidhja e marrëveshjeve për konsultim me Bankën Botërore. Sipas saj 1,5 mln euro do të shkojnë në xhepat e ekspertëve të huaj, të cilët nuk njohin kushtet bullgare dhe sistemin tonë të arsimit. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 27 gushtin

Natën moti do të jetë i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Të mërkurën do të jetë me diell. Do të ketë re të shpërndara të larta mbi rajonet perëndimore dhe veriore. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga lindja. Temperaturat maksimale do..

botuar më 25-08-26 7.40.MD

U zgjatën masat kundër lias te delet dhe dhitë në rajonin e Plovdivit

Në rajonin e Plovdivit, situata epizootike mbetet e komplikuar në lidhje me sëmundjen e lias tek delet dhe dhitë. Me qëllim kontrollin dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme, Agjencia Bullgare për Sigurinë Ushqimore njoftoi se do të zgjatet..

botuar më 25-08-26 6.53.MD

Sindikatat: Nga 1 janari 2026 paga minimale duhet të jetë 1213 leva

Paga minimale do të jetë 1213 leva (620.20 euro) duke filluar nga 1 janari 2026. Shuma e saj do të rritet me 12.6%, ose me 136 leva, krahasuar me nivelin aktual. Kjo parashikohet në projektin e Dekretit të Këshillit të Ministrave, i përgatitur nga..

botuar më 25-08-26 6.21.MD