Kuvendi Popullor ratifikoi marrëveshjen për ofrimin e shërbimeve të konsultimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (BNRZH), e cila është një nga pesë institucionet e Bankës Botërore. Kështu parlamenti miratoi zbatimin e programit të ri operativ për shkencë dhe arsim gjatë periudhës së ardhshme programore 2021-2027.
Opozita nga Partia Socialiste Bullgare nuk përkrahu marrëveshjen me motivin se nuk është e pranueshme lidhja e marrëveshjeve për konsultim me Bankën Botërore. Sipas saj 1,5 mln euro do të shkojnë në xhepat e ekspertëve të huaj, të cilët nuk njohin kushtet bullgare dhe sistemin tonë të arsimit.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..