Piktori dhe skulptori Kristo, i cili ndërroi jetën posedonte “çmendurinë e shkëlqimit dhe gjeniun e madhështisë”, kurse veprat e tij “ndërronin pamjet e godinave dhe peizazheve kudo në botë në ngjarje poetike”, tha Presidenti i Francës Emmanuel Macron, bëri të ditur AFPA, të cituar nga BTA.
Në moshën 84 vjeç vdiq në Nju Jork piktori dhe skulptori me famë botërore dhe prejardhje bullgare Hristo Javashev-Kristo. Ai ka lindur më 13 qershor 1935 në Gabrovo /Bullgari Qendrore/. Ka emigruar nga Bullgaria në vitin 1957. Në Paris takohet me të shoqen Jeanne-Claude, me të cilën krijojnë instalime origjinale artistike hapësinore. Ata dalin jashtë kufijve tradicionalë të pikturimit, skulpturës dhe arkitekturës. Ndër veprat e tyre më të njohura janë “Çadrat” në Japoni dhe Kaliforni, Rajhstagu i paketuar në Berlin, “Dyert” në Central Park në Nju Jork, paketimi i urës më të vjetër në Paris. Veprat e fundit të Kristos ishin “Digat Lundruese” në liqenin Izeo në Itali dhe Mastaba në Londër.
Në përputhje me dëshirën e Kristos gjatë vjeshtës së vitit 2021 puna e tyre do të vazhdohet me paketimin e Harkut të Triumfit në Paris.
Përveç kësaj gjatë vitit 2020 nga 1 korriku deri më 19 tetor, në Qendrën “Pompidou” do të zhvillohet një ekspozitë e madhe për jetën dhe punën e Kristo dhe Jeanne-Claude në Paris.
I vetmi lektorat për gjuhën, letërsinë dhe kulturën bullgare në Gjeorgji gjen një mjedis të përshtatshëm në Universitetin Shtetëror të Sokhumit në Tbilisi dhe po bën hapa gjithnjë e më të sigurt. Shkolla bullgare në kryeqytetin gjeorgjian gjithashtu po..
Filmi bullgar "Dita kur ajo do të lindë", me regji dhe skenar nga Emil Spahijski (në bashkautorësi me regjisorin rumun Bogdan Mureshanu), i bazuar në tregimin me të njëjtin titull nga shkrimtarja Jordanka Beleva, fitoi Çmimin e Publikut në..
Nga 16 deri më 23 shtator 2025, Varna bëhet përsëri kryeqyteti i kinemasë bullgare. Edicioni i 43-të i Festivalit të Filmit Bullgar Artistik "Trëndafili i Artë" do të mbahet në Qendrën e Festivaleve dhe Kongreseve në qytet. Publiku do të ketë..