Rastet e reja të Covid-19 të regjistruara në Bullgari brenda 24 orëve të fundi janë 25 nga 1174 testet PCR që u realizuan. Rritja është me 1 për qind. 8 prej të sëmurëve janë në Sofje, në Pazarxhik – 7, në Jamboll – 3, në Sliven – 2, në Razgrad – 2, në Vidin, Pllovdiv, Ruse nga 1. Këtë e njoftoi Shtabi Operativ Kombëtar në brifingun mëngjesor më 4 qershor.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të koronavirusit është 2585. Rastet aktive janë 1116. Në spital janë 141 veta nga të cilët 8 janë në repartet intensive. 270 janë të infektuarit nga personeli mjekësor.
Gjatë 24 orëve të fundit vdiq një njeri diagnostikuar me koronavirus dhe kështu numri i përgjithshëm i të vdekurve është 147.
Të shëruarit brenda 24 orëve të fundit janë 116 dhe me ta numri i përgjithshëm i të shëruarve arriti 1322 veta ose 51 për qind.
“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..