Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aksentët e verës arkeologjike 2020 – pjesa e dytë

Gjetje antike nga Herakleja Sintika dhe Apolonia e Moçme

| rinovuar më 20-06-08 7.39.PD
Kokë statuje femër prej mermeri zbuluar gjatë gërmimeve të qytetit antik Herakleja Sintika në tetor të vitit 2018
Foto: archaeologia-bulgarica.com

Që nga e kaluara e lashtë në rajonin Rupite afër qytetit Petriç të Bullgarisë Jugperëndimore, thellësitë e tokës ruajnë historinë e qytetit të moçëm Herakleja Sintika themeluar në shekullin e IV para Krishtit. Studiuesit supozojnë se themelet e qytetit u hodhën që në kohën e sunduesit Filip II, të atit të mbretit Aleksandër Makedonski. Që këtu vjen edhe emri “Herakleja” i heroit Herakëll (Herkules), i cili konsiderohet paraardhës i dinastisë. “Vitet e fundit arritëm të gërmojmë pjesën e madhe të sheshit qendror dhe rajonet përreth”, tregon para Radios Kombëtare Bullgare docenti Ljudmill Vagallinski, udhëheqës i gërmimeve aty që nga viti 2007.  Në sajë të ndihmës së pushtetit vendor dhe Ministrisë së Kulturës edhe sivjet vazhdojnë hulumtimet e qytetit antik, i cili vit pas vitit tërheq gjithnjë e më shumë turistë. 

“Qëllimi ynë është të rivendosim historinë e tij – thekson docent Vagalinski. – Ne po kërkojmë sende të çmueshme. Herakleja Sintika në vazhdim të 800 viteve ishte një qendër tërheqëse. Brenda kësaj periudhe përjetoi momente të vështira. Pasi mbijetoi pas sulmeve armiqësore, dy tërmete të fuqishme radhazi përafërsisht në vitin 400 pas Krishtit rrënuan qytetin dhe infrastrukturën e tij dhe ai vdiq. Ndoshta për njerëzit ishte shumë e vështirë të braktisnin vendlindjen, por natyra gjithnjë ka qenë më e fortë nga njeriu. Duhet të kemi të qartë se jemi shumë të brishtë dhe për këtë arsye duhet të sillemi me përgjegjësi ndaj jetës dhe të jemi më të ndershëm ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve.”

Mirëpo, në histori nuk janë pak rastet e provave nga e kaluara të zhdukura jo vetëm nga koha dhe nga stuhitë natyrore. Si rezultat i thellimit të përsëritur nga fundi i portit të qytetit Sozopoll u zhdukën shtresa të çmueshme arkeologjike. Për fat të mirë gjatë eksplorimeve të fundit shpëtimtare të realizuara si rezultat i dëshirës së Bashkisë së qytetit Sozopoll të ndërtojë skela lundruese, arkeologët zbuluan shtresa të paprekura:

“Ky është një hulumtim shumë interesant që realizohet në akuatorinë e portit të qytetit Sozopoll – shpjegon Kalin Dimitrov nga Qendra e Arkeologjisë Nënujore. – Vlerësuar që para vitesh si jashtëzakonisht e çmueshme për arkeologjinë nënujore kjo akuatori ka statusin e një pjese të trashëgimisë kulturore të paluajtshme “Shenjtor Kirik dhe Julita”. Aty në fund të viteve 80-të dhe në fillim të viteve 90-të të shekullit të kaluar u realizuan disa hulumtime arkeologjike nënujore, gjatë të cilëve u zbuluan pjesa të vendbanimeve parahistorike. Eksploruam rajone të portit të Apolonisë së Lashtë me materiale të pasura nga periudhat e antikitetit të vonshëm, klasike dhe e hershme helenistike. Materiali i përqendruar në këtë portë është me rëndësi dhe vlerë të madhe arkeologjike.”

Hulumtimi i portit të moçëm ndoshta do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm, ndërsa këtë vit Qendra e Arkeologjisë Nënujore planifikon të aplikojë për financim të tri projekteve. Ato janë hulumtime të rregullta arkeologjike, njeri prej të cilëve – porti i lashtë pranë mëngës së lumit Ropotamo i cili studiohet që nga viti 2017. Dy objektet e tjera janë në akuatorinë e qytetit të lashtë Nesebër dhe në bregdetin verior të Detit të Zi,  i cili nuk është studiuar që nga fundi i viteve 80-të të shekullit të kaluar.

Redaktore: Darina Grigorova, me materiale të Programit “Hristo Botev” të Radios Kombëtare Bullgare

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: archaeologia-bulgarica.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shën Nikollaj Çudibërësi - mishërimi i mëshirës vetëmohuese

Më 6 dhjetor Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Nikollaj Mrekullibërësit. E quajnë atë shenjtorin e mëshirës, ​​sepse e gjithë jeta e tij iu kushtua mbështetjes së të varfërve, të vuajturve, të pafajshmëve dhe të padrejtëve. Fjalët e tij..

botuar më 24-12-06 5.45.PD

Enë të gdhendura në mënyrë të shkëlqyer dhe statuja të punuara me imtësi - Tuma Kozareva zbulon sekretet e saj

Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të gjerë. Ndër eksponatet e shkëlqyera dallohen amuletat e bëra nga kafka njerëzore, enë balte dhe vegla..

botuar më 24-12-01 10.10.PD

Në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, u zbulua koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe

Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe..

botuar më 24-11-29 6.15.PD