Në situatën e jashtëzakonshme sociale, të cilën për shkak të epidemisë së koronavirusit tashmë e quajmë “normalitetin e ri”, Vencisllav Zankov tregon ekspozitën e vet me vepra të artit figurativ, skulpturës dhe neonit. Ekspozita “Para meje”prezanton në simbiozë dy kriza të ndërthurura në sjelljen e njeriut – atë ekologjike dhe atë sociale, të shkaktuara nga rrethanat e pandemisë. Me 12 kanavaca të mëdha dhe skulptura gize, Vencisllav Zankov tregon vetminë ekzistenciale. Metaforën e hapësirave dhe vizioneve psikike për izolimin ai e rikrijon me ndihmën e elementeve të natyrës. Veprat e tij do të mbeten në galerinë e kryeqytetit “Rajko Aleksiev” deri në fund të qershorit.
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..