Në Bansko shqyrtuan iniciativën për krijimin e Shtegut të Xhazit. Ideja është e drejtorit të festivalit ndërkombëtar të xhazit dr. Emill Iliev. Ajo u paraqit në një takim pune në vendpushimin malor, me pjesëmarrjen e kryetarit të Komisionit Parlamentar të Kulturës dhe Mediave Vezhdi Rashidov. Në kuadrin e projektit duhet të vendosen monumente të emrave të mëdhenj të xhazit bullgar, të cilët kanë kontribuuar për krijimin e festivalit dhe historinë e tij. Tri skulpturat e para do të jenë të muzikantëve të mëdhenj Millço Leviev, Simeon Shterev dhe Vili Kazasjan. Vezhdi Rashidov ka deklaruar përkrahjen e tij kategorike ndaj Shtegut të Xhazit dhe do bëjë pjesë në ekipin, i cili do të punojë për realizimin e tij.
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”