Tregtarët, importuesit dhe prodhuesit e frutave dhe primeve nga Bullgaria Jugperëndimore i dërguan një letër të hapur Kryeministri Bojko Borisov, në të cilën insistojnë për takim urgjent me të.
Arsyeja për këtë kërkesë është urdhëresa e lëshuar nga Agjencia Bullgare për Sigurinë e Ushqimeve, me të cilën ata detyrohen të analizojnë për pesticide të gjitha mallrat e importuara nga Greqia dhe nga vendet e tjera të BE-së.
Sipas tregtarëve analiza mund të kërkojë disa ditë dhe gjatë kësaj kohe produktet mund të kalben dhe të bëhen të papërshtatshme për shitje. Përveç kësaj marrja e mostrës së secilës partie do të kushtojë 215 euro dhe kjo do të ndikojë çmimin e mallit për tregun e brendshëm. Vetëm për dy muajt e fundit inspektorët e Agjencisë kanë bllokuar mbi 200 tonë mallra me sasi tepër të madhe të pesticideve.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..