Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

105 raste të reja të COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Foto: ЕPA/BGNES

105 nga 2642 të testuarit për koronavirus gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë. Këtë e tregojnë të dhënat e Sistemit Informativ Kombëtar. Shpërndarja për nga krahinat e ndryshme të vendit është kjo: Stara Zagora – 22, qyteti i Sofjes – 17, Shumen – 12, Pazarxhik – 12, rrethi i Sofjes – 9, Smoljan – 8, Sliven – 7, Plovdiv – 3, Pleven – 3, Kërxhali – 2, Tërgovishte – 2, Gabrovo – 2, Bllagoevgrad – 1, Vraca – 1, Dobriç – 1, Kjustendill – 1, Razgrad – 1, Haskovo – 1.

Numri total i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Bullgari është 3191. 1303 prej tyre janë me simptoma të shfaqura.

317 janë punonjësit mjekësorë me koronavirus.

215 pacientë me Covid-19 janë në spital. 13 prej tyre janë në reparte intensive.

172 janë të vdekurit me Covid-19. 4 prej tyre janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit.

Janë shëruar 1716 persona, 28 prej të cilëve gjatë 24 orëve të fundit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Valeri Hajer

Përjashtojnë DPS - "Fillimi i Ri" nga familja liberale evropiane

Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja për të Drejta dhe Liri” (DPS), për shkak të veprimeve të kryetarit të saj, Deljan Peevski. Si arsye..

botuar më 24-12-23 8.38.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e larta - nga bora dhe do të formohet mbulesë bore. Temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin..

botuar më 24-12-20 7.45.MD

Presidenti Radev: Bullgaria mbetet një partner i besueshëm i Hungarisë në sektorin e energjetikës

Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në Bullgari. Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i Hungarisë në..

botuar më 24-12-20 4.34.MD