Mbi 1 mln e 600 mijë bullgarë kanë në plan të pushojnë këtë verë. Pak mbi gjysmë prej tyre (53% këtë vit, 54% vitin e kaluar) do të zgjedhin bregdetin bullgar. Këtë e tregon një studim i agjencisë sociologjike “Trend” me kërkesë të gazetës “24 çasa”.
Vëzhgohet rritje e bullgarëve që preferojnë të pushojnë në malet bullgare – 21% (16% gjatë vitit 2019). 20% e bullgarëve kanë plane të pushojnë jashtë shtetit (32% gjatë 2019-ës). Destinacionet më të preferuara nga bullgarët janë Greqia – 65% (57% vitin e kaluar) dhe Turqia – 20% (29% në vitin 2019).
Bullgarët që nuk kanë plane për të pushuar këtë vit shënojnë si motiv kryesor për këtë mungesën e mundësive financiare – 61% . Vetëm 12% kanë frikë nga koronavirusi.Është ende herët për të bërë një përmbledhje, por gjithçka tregon se sezoni ka qenë i suksesshëm për vendpushimet në Bregdetin tonë Verior të Detit të Zi, ku "Allbena" po shndërrohet në një shembull emblematik të rimëkëmbjes së shumëpritur pas pandemisë...
Ato shfaqen në vendet më të pazakonshme – lart në mal apo në breg të detit, nën kurorat e pemëve apo direkt nën qiellin me yje. Bëhet fjalë për një dukuri relativisht të re në turizmin bullgar – të ashtuquajturat glamping-e . Termi vjen nga anglishtja..
Ish-Shtëpia-Monument e Partisë Komuniste Bullgare në majën Buzlluxha duhet të ruhet dhe të shndërrohet në një destinacion turistik, i cili do të sjellë përfitime dhe të ardhura për rajonin. Rreth kësaj ideje u bashkuan vizitorët e Festivalit "Open..