Mbi 1 mln e 600 mijë bullgarë kanë në plan të pushojnë këtë verë. Pak mbi gjysmë prej tyre (53% këtë vit, 54% vitin e kaluar) do të zgjedhin bregdetin bullgar. Këtë e tregon një studim i agjencisë sociologjike “Trend” me kërkesë të gazetës “24 çasa”.
Vëzhgohet rritje e bullgarëve që preferojnë të pushojnë në malet bullgare – 21% (16% gjatë vitit 2019). 20% e bullgarëve kanë plane të pushojnë jashtë shtetit (32% gjatë 2019-ës). Destinacionet më të preferuara nga bullgarët janë Greqia – 65% (57% vitin e kaluar) dhe Turqia – 20% (29% në vitin 2019).
Bullgarët që nuk kanë plane për të pushuar këtë vit shënojnë si motiv kryesor për këtë mungesën e mundësive financiare – 61% . Vetëm 12% kanë frikë nga koronavirusi.Nuk ka njeri që ka thithur ajrin e Rodopëve dhe të mos ketë mbetur i mahnitur nga pamjet piktoreske dhe legjendat e malit. Ditët nga 4 deri më 10 gusht na japin shumë arsye për të zgjedhur Rodopët Perëndimore, dhe veçanërisht rajonin e qytetit Ardino..
Numër rekord plazhesh në bregdetin bullgar të Detit të Zi janë vlerësuar me çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Flamuri Blu”, që dëshmon për ujërat detare të pastra dhe brezat bregdetarë. Ai jepet pas vlerësimit nga Agjencia Evropiane për Mjedisin, e cila..
Nëse mendoni se verilindja e Bullgarisë është vetëm hambar pjellor dhe fusha të sheshta, është koha të hidhni sytë drejt mbjelljeve të rrushit, të cilat shtrihen në mijëra dekarë në rajon. Këtu vera është pjesë e përditshmërisë dhe kulturës së njerëzve...
Sektori turistik në Bullgari shënon rritje gjatë viteve të fundit, si në sezonin veror, ashtu edhe në atë dimëror. Sipas të dhënave të ministrisë..