Ndikimi i krizës ekonomike mbi tregun e punës gjatë muajve të fundit është i ndryshëm në pjesët e ndryshme të vendit, tregon analiza e Institutit të Ekonomisë së Tregut. Regjionet ku dinamika e tregut të punës zakonisht është më e ulët, janë më pak të prekura. Për nga numri i të regjistruarve në zyrat e punësimit vendet e para zënë baskitë më të mëdha – Sofja, Varna, Plovdivi, Burgasi.
Por sa i përket normës së papunësisë, rritja është më e lartë në bashkitë, ekonomia e të cilave varet nga turizmi. Për periudhën mars-maj ajo është 13,1% në vendpushimin malor Bansko dhe 12,5 në qytetit e tij fqinj – Razllog.
E madhe është papunësia dhe në vendet e njohura me ujërat termale dhe llixhat – Hisarja, Velingrad, Pavell Banja dhe Sandanski.
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..