Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në horizontin politik – diçka e re?

Foto: BGNES

Ditët e fundit në Bullgari tema aktuale e jetës politike është lidhur me marrëdhëniet mes Presidentit dhe Kryeministrit pas shpërndarjes në hapësirën publike të materialeve komprometuese dhe fotografive të Kryeministrit. Diskutohet shumë në se ato mund të provokojnë zgjedhje të parakohshme, a ka nevojë për dorëheqje e kështu me radhë. Në këtë sfond për pjesëmarrje aktive në jetën politike po përgatitet ish “i dyti” në partinë qeverisëse GERB Cvetan Cvetanov. Ai doli nga paria pas një “skandali” me Kryeministin dhe liderin e GERB-it Bojko Borisov.

Cvetan Cvetanov

Në fakt disa muaj para zgjedhjeve të rregullta parlamentare, të cilat duhet të zhvillohen gjatë pranverës së 2021-ës tashmë jemi dëshmitarë të  “ndërtimit aktiv politik”. Figura të ndryshme publike pritet se do të hyjnë në politikë – ish politikanë, deputetë, shoumenë, afaristë. Dhe të gjithët deklarojnë një qëllim – rrëzimi i Bojko Borisovit dhe GERB-it nga pushteti.

Cilat janë projektet e mundshme të reja?

Një nga rivalët kryesorë të kryeministrit të tanishëm pritet se do të jetë ish-deputetja nga Partia Socialiste Bullgare – Maja Manollova, e cila ishte dhe avokate e popullit dhe hoqi dorë nga kjo pozitë për të marrë pjesë në zgjedhjet e fundit vendore si kandidate për kryetaren e baskisë së Sofjes.

Maja Manollova

Përkrahja që atëherë ajo mori ishte e konsiderueshme. Kohët e fundit Maja Manollov është shumë aktive në mediat dhe rrjetet sociale dhe në rolin e vlogerit ajo komenton çdo një lajm më të rëndësishëm apo “skandaloz” nga jeta jonë shoqërore dhe politike. Dhe duke pasur parasysh suksesin e saj në zgjedhjet vendore, është logjike të mendojmë se platforma e saj “Ngrihu.BG” do të jetë themeli i partisë së saj të ardhshme.

Pothuaj i sigurt duket dhe një formacion tjetër – ai i drejtuesit të njohur televiziv Sllavi Trifonov, i cili është dhe këngëtar dhe muzikant. Kërkesa për regjistrimin e projektit të tij politik “Ka popull të tillë” po ndodhet në gjykatë dhe po pres vendimin për regjistrim. Trifonov shpalli se ka ndër mend të hyjë në politikë akoma para një viti dhe që atëherë deri tani sociologët konstatojnë se përkrahja, të cilën do ta fitojë, do t’i sigurojë atij prani në Kuvendin Popullor. 

Sllavi Trifonov

Është e qartë dhe se Zv. Kryetari i dikurshëm dhe strategu zgjedhor i GERG-it Cvetan Cvetanov gjithashtu do të krijojë parti të vet. Për të dihet vetëm se do t’i përket qendrës së djathtë. Cilat janë gjasat që ajo të mbledh mjaft vota për të hyrë në parlament, tani për tani nuk mund të thuhet. Shoqëria bullgare nuk ka harruar skandalin me apartamentet e politikanëve, në të cilin Cvetan Cvetanovi ishte ndër figurat kryesore. Pavarësisht se Prokuroria e Specializuar nuk vazhdoi hetimin për shkak të mungesës së të dhënave për kryerjen e krimit dhe praktikave të tjera të korrupsionit, njerëzve ua kujtohen apartamentet e lira të politikanëve, të blera me çmime shumë herë më të lira nga vlera e tyre tregtare. Nga ana tjetër Cvetanovi ishte organizator i mirë dhe kryetar i suksesshëm i shtabit zgjedhor  të GERB-it dhe mund të presim hapa interesante nga ai.

I çuditshëm, i guximshëm, tepër joserioz është sipas analizatorë të ndryshëm kërcimi në detin politik i biznesmenit Vasill Bozhkov, i cili po ndodhet në Dubaj dhe nuk dëshiron të kthehet në Bullgari sepse kundër tij Prokuroria ka ngritur shumë akuza. Me anë të një mesazhi video në faqen e tij në Facebook ai shpalli emrin e projektit të vet politik – “Vera Bullgare”. Sipas analistëve partia e Bozhkovit është pa imazh konkret politik dhe duket më shumë si një lojë me mediat, sesa si një projekt serioz politik, kurse qëllimi i afaristit është ta mbajë të gjallë interesin ndaj personalitetit të vet.

Kështu dhjetë muaj para zgjedhjeve të rregullta parlamentare po formohen disa subjekte politike, të frymëzuara nga personat konkretë në krye të tyre, për idetë e të cilave ende dimë shumë pak. Koha do të tregojë drejtimet, në të cilat ato do të zhvillohen dhe sa vota do të arrijnë të fitojnë liderët e tyre.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: BTA, BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Donald Trump

Presidenti dhe partitë politike uruan Donald Trump

Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..

botuar më 24-11-06 2.03.MD
Vesna Bendevska

Pushtetarët në Shkup vazhdojnë të shtypin bullgarët në Manastir

Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..

botuar më 24-11-05 10.59.PD
Борис Руге в Хърватия , 30.10.24 г.

Ngjarjet me adresë ballkanike

Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..

botuar më 24-11-02 10.05.PD