Trajnerët në kampionatin bullgar të futbollit qëndrojnë në postet e tyre mesatarisht nga 222 ditë, tregon raporti i Qendrës Ndërkombëtare për Studime në Sport (CIES Football Observatory). Analiza për sezonin 2019-2020 përfshin 110 kampionate në 79 vende dhe 1646 skuadra nga e gjithë bota. Për nga treguesi qëndrim i trajnerëve në Ligën e Parë me 11 ndërresa të trajnerëve për një sezon, Bullgaria ndodhet në vendin e 78-të. Në Evropë më shpesh ndërrohen trajnerët në Sllovaki – në çdo 213 ditë, Kroaci - në çdo 199 ditë, Hungari – 189 dhe Qipro – 162.
Në botë trajnerët, të cilët më gjatë mbeten në vendin e tyre janë ata në Uells – 943 ditë dhe në Zvicër – 890 ditë. Mosha mesatare e trajnerëve në Ligën e Parë është 52 vjeç dhe kështu trajnerët bullgarë renditen ndër më të rinjtë në Evropë.
Regata ndërkombëtare "Cor Caroli" fillon sot, 14 gusht, në orën 13:00 në Gjirin e Varnës, njoftoi Bashkia e Varnës. Gara, e cila do të zgjasë deri më 18 gusht, mbahet për të 25-in vit radhazi në ditët rreth festës kryeqytetit të Detit të Zi të..
Volejbollistet e ekipit kombëtar bullgar për vajza nën 21 vjeç luajtën ndeshjen e tyre më të mirë në Kupën e Botës në Surabaja (Indonezi). Vajzat nën udhëheqjen e trajnerit Dragan Nešić nga Serbia mposhtën SHBA-në me rezultat 3:0 (25:23, 25:16,..
Denica Manollova mori vlerësim të merituar për performancën e saj të fortë në Kampionatin Evropian të Basketbollit për Femra të moshës nën 20 vjeç, Divizioni "B", i cili u mbajt në Hungari. Lojtarja e "Rillski Sportist" gjeti një vend në..
18-vjeçari Aleksandër Vasilev , gjysmëfinalist i Uimbëlldonit, eliminoi të katërin e renditur – rusin Ivan Gahov – në fazën kualifikuese të turneut..