Trajnerët në kampionatin bullgar të futbollit qëndrojnë në postet e tyre mesatarisht nga 222 ditë, tregon raporti i Qendrës Ndërkombëtare për Studime në Sport (CIES Football Observatory). Analiza për sezonin 2019-2020 përfshin 110 kampionate në 79 vende dhe 1646 skuadra nga e gjithë bota. Për nga treguesi qëndrim i trajnerëve në Ligën e Parë me 11 ndërresa të trajnerëve për një sezon, Bullgaria ndodhet në vendin e 78-të. Në Evropë më shpesh ndërrohen trajnerët në Sllovaki – në çdo 213 ditë, Kroaci - në çdo 199 ditë, Hungari – 189 dhe Qipro – 162.
Në botë trajnerët, të cilët më gjatë mbeten në vendin e tyre janë ata në Uells – 943 ditë dhe në Zvicër – 890 ditë. Mosha mesatare e trajnerëve në Ligën e Parë është 52 vjeç dhe kështu trajnerët bullgarë renditen ndër më të rinjtë në Evropë.
17-vjeçari Kristijan Kasabov fitoi medaljen e argjendtë në garën 110 metra me pengesa në Kampionatin Evropian të Atletikës për sportistë deri në 20 vjeç, që po zhvillohet në Tampere (Finlandë). Në finalen e disiplinës, atleti bullgar siguroi vendin e..
Ivan Kukushin është kampioni i ri evropian në shah të shpejtë për djem nën 12 vjeç! Në Kampionatin e Shahut të Shpejtë dhe Blitz të Kontinentit të Vjetër për fëmijë nga 8 deri në 18 vjeç, të mbajtur në Selanik të Greqisë, garuesi i ri arriti..
Bullgaria do të jetë vend mikpritës i një prej ngjarjeve më të mëdha sportive – “Giro d’Italia” (Gara Çiklistike e Italisë) në vitin 2026. Këtë e njoftoi ministri i turizmit, Mirosllav Borshosh, gjatë një deklarate për shtyp në Këshillin e Ministrave,..
18-vjeçari Aleksandër Vasilev , gjysmëfinalist i Uimbëlldonit, eliminoi të katërin e renditur – rusin Ivan Gahov – në fazën kualifikuese të turneut..