Me një vizion krejtësisht të ri Portali turistik i Varnës tregon bukuritë e kryeqytetit tonë detar me rubrika interesante, fotografi dhe video. Informacioni paraqitet në 6 gjuhë: bullgarisht, anglisht, rusisht, gjermanisht, frëngjisht dhe rumanisht. Ka rubrika të posaçme të cilat japin informacion për mënyrat e lëvizjes në dhe rreth qytetit, si dhe për mundësitë për sport.
Në “Itineraret turistike” ka të dhëna aktuale për xhirot e ardhshme në Varna me ciceronë, për itinerarin konkret dhe gjuhën përkatëse. Janë zhvilluar edhe modulet për krijimin e profileve të hoteleve, lokaleve, qendrave tregtare, dyqaneve, shërbimeve të transportit dhe të të gjitha veprimtarive të tjera që kanë të bëjnë me sektorin në fjalë.Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..
Kombinimi i një klime të favorshme, natyrës së bukur dhe ujërave të shumta minerale dhe baltës shëruese në Bullgari është i përshtatshëm për zhvillimin e mjekimeve të ndryshme në resortet tona. Në Kongresin e 11-të Vjetor të Unionit Bullgar të..
Fshehur nga vështrimi i turistit masiv, fshatrat e Danubit janë një magnet për adhuruesit e natyrës në kërkim të privatësisë dhe përvojave autentike. Këta udhëtarë zgjedhin fshatra të vegjël bregdetare si Srebërna, Gigen, Vetren, Novo Sello e të tjerë,..
Shpatet malore në tre resortet kryesore dimërore të Bullgarisë - Borovec, Bansko dhe Pamporovo, janë të mbuluara mirë me borë para fillimit zyrtar të..
Liqenet Çairski janë një zonë e mbrojtur në Rodopet Perëndimore, e njohur për liqenet e formuar në mënyrë natyrale nga rrëshqitja e dheut. Ata janë..