Italiani Silvano Prandi përsëri është trajner i skuadrës kombëtare bullgare të volejbollit për meshkuj. Kjo e bën një prej personaliteteve më të shquara në sportin bullgar.
“Ndihem sikurse nuk e kam ndërprerë punën time me këtë skuadër... Duhet të fillojmë një cikël të ri dhe ky fakt më motivon dhe entuziazmon. Qëllimi i parë është që të formojmë menjëherë një skuadër sa më të fuqishme dhe të përgatitemi mirë për kualifikimet evropiane” – deklaroi eksperti para kthimit të tij në Sofje.Në një ndeshje dramatike, volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar mposhtën SHBA-në me rezultatin 3:2 (21:25, 19:25, 25:17, 25:22, 15:13) në Pasay City, Filipine, para 10 181 spektatorëve në një garë për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës...
Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov-Gonzo njoftoi se Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar. Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të vendit do ta udhëheqë skuadrën kombëtare në ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë..
Nga 23 deri më 30 shtator, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së zhvillohet iniciativa Java Evropiane e Sportit. Me këtë rast, në kryeqytetin Sofje, në arenën “Asics Arena”, do të organizohet një panair sportiv dyditor, njoftoi në Facebook Ministria..