Italiani Silvano Prandi përsëri është trajner i skuadrës kombëtare bullgare të volejbollit për meshkuj. Kjo e bën një prej personaliteteve më të shquara në sportin bullgar.
“Ndihem sikurse nuk e kam ndërprerë punën time me këtë skuadër... Duhet të fillojmë një cikël të ri dhe ky fakt më motivon dhe entuziazmon. Qëllimi i parë është që të formojmë menjëherë një skuadër sa më të fuqishme dhe të përgatitemi mirë për kualifikimet evropiane” – deklaroi eksperti para kthimit të tij në Sofje.Nënkampionia olimpike në gjimnastikë ritmike nga Lojërat në Paris dhe kampionia evropiane për vitin 2023 Borjana Kalejn është kandidatja bullgarë për anëtare të Komisionit të Atletëve të Komitetit Olimpik Evropian. Zgjedhjet do të zhvillohen..
Bullgaria do të përfaqësohet nga 16 atletë në Kampionatin Ballkanik të Krosit që zhvillohet sot në Oradea të Rumanisë. Në ekip përfshihet kampioni ballkanik i meshkujve Ivo Ballabanov - atleti ynë më i fortë në vrapimin e distancave të gjata në vitet..
Në pistën e Aeroportit "Vasill Levski" në Sofje, dy përfaqësues të Federatës së Sporteve të Fuqisë "Strongman" u përballën me një aeroplan pasagjerësh prej 40 tonësh, Airbus A220-300 – aeroplani më i ri i kompanisë ajrore kombëtare "Bulgaria Air"...