Mbi 750 janë sinjalet e marra për bulevardë, nënkalime, stacione të metrosë dhe automjete të përmbytura gjatë stuhisë së shiut natën e kaluar. Disa lagje mbetën pa korrent. Ky është bilanci i sotëm, pasi gjatë natës mbi kryeqytet kanë rënë 60 litra mbi metër katror. Ishin përmbytur rrugë dhe bulevarde, shumë automjete mbetën nën ujë. Ka njerëz të evakuuar nga katet e nëndheshme të godinave.
Në lagjet jugore vazhdon puna për tharjen me pompa të bodrumeve dhe nënkalimeve. Disa nga spitalet e mëdha janë prekur seriozisht. Përkohësisht nga shtretërit e tyre dolën lumenjtë Perllovska, Sllatinska dhe Vlladajska. Pas përfundimit të reshjeve tani situata është normale.
Të gjitha ekipet e zjarrfikësve punojnë në terren. Po pastrohen kanalet e drenazhit, të cilat janë plot me baltë, gjethe dhe degë të sjella nga ujërat e lumenjve. Ekipet e mbrojtjes së popullsisë punojnë shpejtë sepse priten shira të dendura dhe mbasdite.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..