Pandemia nga Covid-19 doli e pamëshirshme ndaj sektorëve të shumtë në ekonominë e Bullgarisë, në këtë numër dhe ndaj turizmit veror. Jemi mësuar që muajt korrik dhe gusht t’i vëmë në “kulmin” e sezonit dhe kjo me të vërtetë qe kështu. Por deri tani! “Në sajë të korona-krizës, tanimë po llogarisim një kulm, por në uljen e numrit të pushuesve nëpër bregdetin bullgar të Detit të Zi.
Një vërejtje e reporterëve të ekipit tonë nga ditët e para të muajit korrik saktësoi se, vendpushimet më të mëdha, më të shtrenjta dhe më elitare, në fakt janë dhe më të cenuara nga korona-kriza. Në shumë vende aty, komplekse hotelesh të mëdha me katër dhe pesë yje u përngjajnë “qyteteve fantazmë”. Dhe përkundrazi - në vendet më të vogla dhe më të arritshme për turistin në masë, stina filloi të grumbullojë shpejtësi.
Në vendpushimin më të madh detar bullgar Sllënçev Brjag punojnë mezi rreth 40 hotele. Në të respektohen në mënyrë të përpiktë normat higjienike , por në pjesën më të madhe të rasteve personeli është më shumë sesa është numri i pushuesve, dëshmon korrespondenti i Radios Kombëtare Bullgare në qytetin Burgas Daniella Kostadinova. Karrige plazhi bosh, rrugica bosh, kolona prej taksive presin me orë të tëra , kurse nganjëherë dhe me ditë klientët e vet.
“Gjendja është e mjerueshme. Nuk ka klientë, nuk ka turistë , nuk ka asgjë - thonë shoferët e taksive. Mbase gjatë ditëve të ardhshme do të vijnë dhe më shumë të huaj, por ndaj momentit ata janë pak. Për një muaj si korriku kjo është asgjë. Kemi marrë masa kundra koronavirusit-lajmë vazhdimisht duart, mbajmë maska. Dhe presim klientë”.
Mezi midis 8 dhe 10 fluturime të çarterit në ditë regjistrohen në Aeroportin e Burgasit në sfondin e 50 në ditë gjatë viteve të mëparshme. “Turizmi është mes degëve, të cilat Covid-kriza preku më fortë. Ky është dhe sektori i cili do të rivendoset më me ngadalë” - komenton përpara Radios Kombëtare Bullgare Konstantin Zankov ekspert në Institutin për Analiza dhe Vlerësime në Turizëm .
“Po vëmë re rënie të mëdha dhe fluturime të anuluara. Shtete kyçe për turizmin në Bullgari dhe nëpër botë i mbyllën pothuajse krejtësisht kufijtë e veta për turizmin jashtë. Rusia është një prej tyre. Kurse ajo gjeneron fluksin kryesor turistik. Situata është dinamike dhe shumë ndryshuese. Por njerëzit nuk duhet të pushojnë të udhëtojnë. Duket se dhe në të ardhme do të mësohemi të jetojmë me Covid realitetin. Thjesht duhet të jemi të kujdesshëm në lidhje me rreziqet dhe t’i drejtojmë saktë.”
Interesi i konsumatorëve gjatë kësaj vere është i ridrejtuar drejt destinacioneve më pak të njohura, drejt shtëpive për miq dhe hoteleve të vogla - komenton akoma Konstantin Zankov. Kurse kohët e fundit një hov i stinës janë kampingjet. Nëpër bregdetin tonë jugor të Detit të Zi ato janë pothuajse plot - tregon Elena Dimitrova nga Radioja Kombëtare Bullgare - Burgas. Dhe kjo është fare e natyrshme, duke pasur parasysh veçimin, të cilën e propozon kjo formë e pushimit veror. Mbi 10% më shumë janë pushuesit në krahasim me vitin e mëparshëm, konstaton Elena Pinellova menaxhere e njërit prej kampingjeve më të preferuar tek ne “Gradina”:
Mes turistëve tradicional të bregdetit verior të Detit të Zi janë rumunët. Daniella Stojnova bisedon me Kantimiro Tullçën, një adhurues të bregdetit bullgar.
“Këtu më pëlqen jashtë mase. Unë vij këtu çdo vit. Erdha për katër ditë. Do të jem këtu deri ditën e premte. Më pëlqen Deti i Zi, klima është shumë e mirë. Dhe Bullgaria është shumë e bukur!”
Përpilues: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Krasimir Martinov, campinggradina.com
Sofja nuk është ndër kryeqytetet më të vizituara evropiane, por ka shumë për të ofruar - qyteti është modern, duke ruajtur hijeshinë e së kaluarës. Kryeqyteti bullgar është një alternativë e mirë për Parisin dhe Londrën, shkruan edicioni bullgar i..
E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..
Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..
Shpatet malore në tre resortet kryesore dimërore të Bullgarisë - Borovec, Bansko dhe Pamporovo, janë të mbuluara mirë me borë para fillimit zyrtar të..
Liqenet Çairski janë një zonë e mbrojtur në Rodopet Perëndimore, e njohur për liqenet e formuar në mënyrë natyrale nga rrëshqitja e dheut. Ata janë..