Trajneri i skuadrës kombëtare bullgare të futbollit Dimitër Penev festoi jubileun e tij të 75-të. “Të jesh trajner i mirë është një gërshetim mes praktikës së futbollit dhe aftësisë për të dëgjuar dhe për të parë” – vuri në dukje para BNR-së trajneri më i suksesshëm bullgar i futbollit dhe tha se kujtimet nga viti 1994, kur Bullgaria u klasifikua në gjysmëfinalet e Kampionatit Botëror, mbeten të fuqishme në kujtesën e tij. “Nuk harrohen momente të tilla” – tha Penev, duke na kujtuar suksesin më të madh të Bullgarisë në futboll.
Pritet që sot ai të dekorohet nga Ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov.Në një ndeshje dramatike, volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar mposhtën SHBA-në me rezultatin 3:2 (21:25, 19:25, 25:17, 25:22, 15:13) në Pasay City, Filipine, para 10 181 spektatorëve në një garë për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës...
Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov-Gonzo njoftoi se Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar. Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të vendit do ta udhëheqë skuadrën kombëtare në ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë..
Nga 23 deri më 30 shtator, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së zhvillohet iniciativa Java Evropiane e Sportit. Me këtë rast, në kryeqytetin Sofje, në arenën “Asics Arena”, do të organizohet një panair sportiv dyditor, njoftoi në Facebook Ministria..