Para mesnate përfundoi dita e 13 e protestave antiqeveritare në Sofje, bëri të ditur BNR.
Pas mocionit të pasuksesshëm të mosbesimit kundër qeverisë qytetarë të pakënaqur vazhdojnë të këmbëngulin për dorëheqjen e Kryeministrit Bojko Borisov dhe të Kryeprokurorit Ivan Geshev. Protestuesit kërkojnë miratimin e votimit me makina dhe thirrjen e Kuvendit të Madh Popullor, i cili të kufizojë të drejtat e Kryeprokurorit.
U bllokua përkohshëm udhëkryqi kryesor Orllov Most (Ura e Shqiponjave). Një pjesë e protestuesve shkuan para Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të kërkuar përsëri dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm të medias.Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..