Para mesnate përfundoi dita e 13 e protestave antiqeveritare në Sofje, bëri të ditur BNR.
Pas mocionit të pasuksesshëm të mosbesimit kundër qeverisë qytetarë të pakënaqur vazhdojnë të këmbëngulin për dorëheqjen e Kryeministrit Bojko Borisov dhe të Kryeprokurorit Ivan Geshev. Protestuesit kërkojnë miratimin e votimit me makina dhe thirrjen e Kuvendit të Madh Popullor, i cili të kufizojë të drejtat e Kryeprokurorit.
U bllokua përkohshëm udhëkryqi kryesor Orllov Most (Ura e Shqiponjave). Një pjesë e protestuesve shkuan para Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të kërkuar përsëri dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm të medias.Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..