Në një mbledhje të qeverisë Kryeministri Bojko Borisov i dha urdhër Ministres së Energjetikës Temenuzhka Petkova që “rezerva e ftohtë e energjisë” tashmë të sigurohet vetëm nga centrali termik elektrik shtetëror “Marica Iztok II”, bëri të ditur zyra e shtypit pranë qeverisë.
Para disa ditësh një prej liderëve të protestave antiqeveritare Hristo Ivanov i akuzoi pushtetarët se e kanë kthyer “rezervën e ftohtë të energjisë” në “gur filozofik” për liderin e nderit të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë /partia e turqve etnik dhe e mylimanëve të tjerë në vend/ Ahmet Dogan. Sipas Ivanovit vetëm gjatë 2 viteve të fundit Dogan ka marrë nga shteti mbi 25 mln euro për faktin se rezerva energjetike mirëmbahet nga centrali termik elektrik privat “Varna”, e cila për këtë periudhë ka punuar vetëm pesë herë.Futja e pritur e monedhës së vetme evropiane nga 1 janari 2026 është një nga shumë temat që e ndajnë shoqërinë. Përveçse është një shkak për përplasje politike, euroja është gjithashtu një shkak shqetësimi për disa prej qytetarëve bullgarë. Frika më e..
"Vendi ku lind dielli" – kështu bukur dhe përshkrueshëm tingëllon për bullgarin emri i Japonisë. E quajnë gjithashtu "kopshtin e qershive" dhe "fuqi e madhe financiare". Të gjitha këto përcaktime janë të vërteta dhe nxisin interesin e shumë bullgarëve, të..
Shërbimet bankare në vendin tonë janë ndër më të arritshmet në BE, sipas një analize të Shoqatës së Bankave në Bullgari. Sipas saj, bankat në vendin tonë ofrojnë normat më të ulëta të interesit në Evropë për kreditë e dhëna rishtazi për familjet për..