Në një mbledhje të qeverisë Kryeministri Bojko Borisov i dha urdhër Ministres së Energjetikës Temenuzhka Petkova që “rezerva e ftohtë e energjisë” tashmë të sigurohet vetëm nga centrali termik elektrik shtetëror “Marica Iztok II”, bëri të ditur zyra e shtypit pranë qeverisë.
Para disa ditësh një prej liderëve të protestave antiqeveritare Hristo Ivanov i akuzoi pushtetarët se e kanë kthyer “rezervën e ftohtë të energjisë” në “gur filozofik” për liderin e nderit të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë /partia e turqve etnik dhe e mylimanëve të tjerë në vend/ Ahmet Dogan. Sipas Ivanovit vetëm gjatë 2 viteve të fundit Dogan ka marrë nga shteti mbi 25 mln euro për faktin se rezerva energjetike mirëmbahet nga centrali termik elektrik privat “Varna”, e cila për këtë periudhë ka punuar vetëm pesë herë.Gjatë viteve të fundit, tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari ka shënuar një rritje të vazhdueshme. Është folur për një flluskë çmimesh, e cila filloi të fryhej seriozisht që në periudhën e pandemisë, por pritshmëritë për shpërthimin e saj nuk u..
1521 leva (747 euro) janë të ardhurat neto mujore të nevojshme për të mbështetur jetesën e një personi që punon dhe jeton vetëm. Kostoja e jetesës për një familje me 3 anëtarë është 2738 leva (1344). Të ardhurat e nevojshme për jetesën rriten me 3.2%..
Rritja vjetore e të ardhurave tejkalon rritjen e shpenzimeve në vitin 2024. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave në vitin 2024, të ardhurat mesatare vjetore totale për person në një familje arrijnë në 12,857 leva. (6573,68 euro) dhe..
Futja e pritur e monedhës së vetme evropiane nga 1 janari 2026 është një nga shumë temat që e ndajnë shoqërinë. Përveçse është një shkak për përplasje..