Pronarët e kazinove dhe të sallave të lojërave të fatit nga mbarë vendi protestojnë në Sofje kundër ndryshimeve në Ligjin e për Lojërat e Fatit. Ata ngulin këmbë që të hiqen tekstet e reja, të cilat sipas tyre janë lobiste dhe do të prekin sallat e vogla të bixhozit, bëri të ditur BNR.
Të pakënaqurit nga qeverisja në kryeqytet bllokuan 7 udhëkryqe kryesore në Sofje. Bllokada vazhdoi deri në orën 23.00 të 22 korrikut. U zhvillua dhe një performance me hedhje kapelash para Pallatit të Gjykatës, si një gjest i kërkesës së dorëheqjes së Kryeprokurorit.
U zhvillua protestë edhe para Televizionit Kombëtar Bullgar me kërkesë për dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm, sepse sipas protestuesve media nuk zbaton funksionin e saj publik.
Korrespondentët vendas të BNR-së bënë të ditur edhe për dhjetëra protestues në Plovdiv, Veliko Tërnovo dhe Burgas.Teorikisht, është e mundur që Bullgaria të aplikojë edhe për pagesën e tretë nga Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë deri në fund të vitit 2025, njoftoi në një intervistë për BNR komisioneri evropian për ekonominë, Valdis Dombrovskis. Ai tha se..
Brenda një muaji nga fillimi i kontrollit të shpejtësisë mesatare në 12 segmente rrugore të vendit, kamerat e Administratës Kombëtare të Tarifave Rrugore (TOL) kanë regjistruar 33 288 raste shkeljesh. Nga këto, 13 775 shkelës kanë pasur targa të..
Popullatat e shqiponjës së kryqëzuar, shqiponjës së zezë, shqiponjës ballëbardhë dhe shqiponjës egjiptiane në parqet natyrore “Vraçanski Ballkan”, “Gurët Blu” dhe “Bëllgarka”, do të mbështeten përmes projekteve të programit “Mjedisi 2021–2027”, njoftoi..
Në vitin 2024, 8.2% e personave të moshës 18 vjeç e lart që deklaruan se punonin (të punësuar ose të vetëpunësuar) në BE ishin në rrezik varfërie, sipas..
Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk i përkasin popullit shumicë, siç..
Bullgaria mbështetet te përpjekjet e konsujve të nderit nga e gjithë bota në vendin tonë për të kontribuar në hapjen e partneriteteve të reja në..