Pronarët e kazinove dhe të sallave të lojërave të fatit nga mbarë vendi protestojnë në Sofje kundër ndryshimeve në Ligjin e për Lojërat e Fatit. Ata ngulin këmbë që të hiqen tekstet e reja, të cilat sipas tyre janë lobiste dhe do të prekin sallat e vogla të bixhozit, bëri të ditur BNR.
Të pakënaqurit nga qeverisja në kryeqytet bllokuan 7 udhëkryqe kryesore në Sofje. Bllokada vazhdoi deri në orën 23.00 të 22 korrikut. U zhvillua dhe një performance me hedhje kapelash para Pallatit të Gjykatës, si një gjest i kërkesës së dorëheqjes së Kryeprokurorit.
U zhvillua protestë edhe para Televizionit Kombëtar Bullgar me kërkesë për dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm, sepse sipas protestuesve media nuk zbaton funksionin e saj publik.
Korrespondentët vendas të BNR-së bënë të ditur edhe për dhjetëra protestues në Plovdiv, Veliko Tërnovo dhe Burgas.Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..