Agjencia Kombëtare e të Ardhurave merr kontrollin e plotë mbi sektorin e lojërave të fatit, vendosën deputetët me ndryshimet e miratuara në lexim të dytë në Ligjin për Lojërat e Fatit, transmetoi BNR.
Pushtetarët hodhën poshtë idenë që Komisioni Shtetëror për Lojërat e Fatit të bëhet një organ kolektiv nën drejtimin direkt të qeverisë dhe vendosën që kontrolli të përqendrohet tek Agjencia e të Ardhurave. Po rritet kapitali fillestar për licencë të re të kazinove dhe të automatëve të lojërave të fatit, por nuk u rrit taksa e licencës. U refuzua propozimi që të ketë kazino vetëm në hotelet me 5 yje, në vendpushimet kombëtare dhe rajonet kufitare.
Protestuesit para Parlamentit kundër amendamenteve në ligj e pranuan vendimin përfundimtar duke thirrur “fitore”.Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..