Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për herë të parë në Bullgari shqiponjave të vogla do t’u instalohen transmetues satelitor

Foto: arkiv

Në fund të javës shqiponjat e vogla prej disa foleve në vend do të pajisen me transmetues satelitor, njofton Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve. Transmetuesit  do të vendosen mbi kurrizin e shpendëve dhe në asnjë mënyrë nuk do të shkelin lëvizjet e tyre normale si dhe veprimtaritë e përditshme. Në vazhdim të dy stinëve të shumimit do të markohen 10 shqiponja të vogla. Shpendët e markuar do të jenë prej foleve jashtë zonave të mbrojtura të “Naturës 2000”në Bullgari. Kurse që të mund të identifikohen më lehtë në terren, do t’u  vihen unaza me ngjyra, të cilat të japin një informacion shtesë në raste ndërprerjeje të lidhjes me transmetuesin. Monitorimi satelitor do të shërbejë dhe për identifikimin e kërcënimeve si dhe të shkaqeve për vdekje tek shpendët gjatë periudhës së migracionit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shoqata “Komuniteti Ortodoks Bullgar në Çeki” bën thirrje për mbështetje

Në qendër të Pragës, mes godinave elegante të shekullit XIX dhe linjave të gjalla të tramvajit, mund të gjeni një rrugë me një emër krejt të njohur – Bulharská, ose “Rruga Bullgare”. Ajo ndodhet në lagjen “Vinohrady” dhe është vetëm një nga dëshmitë e..

botuar më 25-06-13 7.40.PD

Manastiri i Trojanit i dhuron relikte të shenjta kishës “Shën Parasqevi-Petka” në Trojan

Manastiri i Trojanit “Fjetja e Hyjlindëses Mari” do t’i dhurojë Kishës “Shën Parashqevi-Petka” në Trojan pjesë nga lipsanet e shenjta të shenjtorëve mbrojtës të qytetit – Shën Parashqevi-Petka dhe Shën Panteleimoni, martir i madh, njoftoi për BTA-në..

botuar më 25-06-13 5.10.PD

150 studentë me origjinë bullgare do të mund të studiojnë në Universitetin e Ruses në Taraklia

Dega e Universitetit të qytetit bullgar Ruse në qytetin Taraklia të Moldavisë do të jetë në gjendje të pranojë deri në 150 të rinj me origjinë bullgare për trajnim në diplomat arsimore dhe kualifikuese "bachelor" dhe "master", si dhe 5 persona për..

botuar më 25-06-10 4.59.MD