Sipas ish-Presidentit Rosen Plevneliev (2012-2017) skenari i keq është që Kryeministri Bojko Borisov të japë dorëheqje nën presionin e protestave antiqeveritare, të cilat po vazhdojnë tashmë 17 ditë. Atëherë Presidenti Rumen Radev do të formojë një qeveri “prej marionetash” dhe “do të ketë një Kostinbrod të ri” (aferë, e cila përgatit mashtrime zgjedhore me ndihmën e fletëvotimeve të falsifikuara).
Sipas variantit të arsyeshëm Kreu i Shtetit duhet të fillojë të punojë si President i të gjithë bullgarëve dhe bashkë me të gjithë protestuesit, organizatat profesionale dhe faktorët publikë të kërkojë zgjidhje të krizës për një Bullgari të drejtë.
“Problemi i madh është ndenja e mungesës së drejtësisë, por edhe e mungesës së Presidentit”, komentoi ai. Sipas fjalëve të tij Rumen Radev po e shkel Kushtetutën, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe të Kryeprokurorit.Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..