Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ish-Presidenti Rosen Plevneliev me dy skenarë për krizën politike

Ish-Presidenti Rosen Plevneliev
Foto: Ani Petrova

Sipas ish-Presidentit Rosen Plevneliev (2012-2017) skenari i keq është që Kryeministri Bojko Borisov të japë dorëheqje nën presionin e protestave antiqeveritare, të cilat po vazhdojnë tashmë 17 ditë. Atëherë Presidenti Rumen Radev do të formojë një qeveri “prej marionetash” dhe “do të ketë një Kostinbrod të ri” (aferë, e cila përgatit mashtrime zgjedhore me ndihmën e fletëvotimeve të falsifikuara).

Sipas variantit të arsyeshëm Kreu i Shtetit duhet të fillojë të punojë si President i të gjithë bullgarëve dhe bashkë me të gjithë protestuesit, organizatat profesionale dhe faktorët publikë të kërkojë zgjidhje të krizës për një Bullgari të drejtë.

“Problemi i madh është ndenja e mungesës së drejtësisë, por edhe e mungesës së Presidentit”, komentoi ai. Sipas fjalëve të tij Rumen Radev po e shkel Kushtetutën, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe të Kryeprokurorit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Gjurmët e gishtave të të huajve që vijnë do të merren në Turqi Autoritetet turke planifikojnë të marrin gjurmë gishtash të të huajve që mbërrijnë në vend. Këtë e bëri të ditur ministri i brendshëm, Ali Jerlikaja për gazetën proqeveritare..

botuar më 24-08-17 9.55.PD
Ali Ahmeti dhe Angell Angellov

Ali Ahmeti dhe ambasadori Angell Angellov u takuan në Shkup

Ali Ahmeti, kryetar i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim, foli më 16 prill me ambasadorin bullgar në Shkup, Angell Angellov, njoftoi BGNES. Në takim, Ahmeti tha se deklaratat e kryeministrit..

botuar më 24-08-16 3.54.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqia ka shpallur luftë tatimore për mallrat e lira nga jashtë Turqia ka vendosur të rrisë ndjeshëm taksat për mallrat e blera jashtë vendit. Kufiri pa taksa për mallrat e blera jashtë vendit është ulur nga 150 në 30 euro (1098.87 TL)...

botuar më 24-08-10 6.05.PD