Sipas ish-Presidentit Rosen Plevneliev (2012-2017) skenari i keq është që Kryeministri Bojko Borisov të japë dorëheqje nën presionin e protestave antiqeveritare, të cilat po vazhdojnë tashmë 17 ditë. Atëherë Presidenti Rumen Radev do të formojë një qeveri “prej marionetash” dhe “do të ketë një Kostinbrod të ri” (aferë, e cila përgatit mashtrime zgjedhore me ndihmën e fletëvotimeve të falsifikuara).
Sipas variantit të arsyeshëm Kreu i Shtetit duhet të fillojë të punojë si President i të gjithë bullgarëve dhe bashkë me të gjithë protestuesit, organizatat profesionale dhe faktorët publikë të kërkojë zgjidhje të krizës për një Bullgari të drejtë.
“Problemi i madh është ndenja e mungesës së drejtësisë, por edhe e mungesës së Presidentit”, komentoi ai. Sipas fjalëve të tij Rumen Radev po e shkel Kushtetutën, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe të Kryeprokurorit.Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..