Po vazhdojnë protestat në Bullgari me kërkesa për dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeprokurorit dhe për aplikimin e votimit me makina. Mbeten të bllokuara tri pika kryesore në Sofje nga kampet me çadra të protestuesve – Orllov Most (“Ura e Shqiponjave”), para Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” dhe pranë Presidencës, bëri të ditur korrespondenti i BNR-së Daniell Inkov.
Për shkak të bllokadave mbeten të ndryshuara itineraret e transportit urban në kryeqytet. Në një briefing të improvizuar iniciatorët e protestave nga e ashtuquajtura “Trioja Helmuese” u ankuan se telefonat e tyre përgjohen.
Pritet që kjo mbrëmje të bllokohet edhe sheshi para Bashkisë së Varnësnë kryeqytetin tonë detar pranë Detit të Zi.
Po vazhdon bllokada në rrugën mes Stara Zagorës dhe Haskovos, Bullgari Jugore, tek dalja drejt autostradës “Trakia”. Atje aksioni i protestës filloi që në fund të javës së kaluar.
Protesta organizojnë edhe bullgarët në Bruksel, Pragë, Birmingham, Sidnej, Monreal dhe në një sërë qytetesh të tjera në botë.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..