Në sfondin e protestave antiqeveritare, kabineti pakësoi përkohësisht nga 20 deri më 9% normën e tatimit për verën dhe për birrën në lokale. Motivi i grupeve parlamentare të “Patriotëve të Bashkuar” dhe “Volja”, të cilat e parashtruan këtë kërkesë, qe se në këtë mënyrë stimulohet jo vetëm dega e prekur, por dhe prodhimi vendas i pijeve alkoolike. Por, analizatorët e cilësuan këtë lëvizje të bërë nga qeveria si një reagim të pamenduar, nën presionin e industrive më “të zëshme”. Argumenti i tyre ështëse ulja e tarifave bëhet pa u vlerësuar efekti në buxhet rreziqet e mashtrimit tatimor, si dhe ai i dobive të pritura. Sipas pronarëve të lokaleve,masa është tepër e vonuar në kohë, përveç kësaj u jep prioritet objekteve, të cilat vizitohen prej më shumë njerëzish.
Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare ekonomisti kryesor i Institutit të Ekonomisë së Tregut, Llëçezar Bogdanov, vuri në dukje se, pakësimi i TVSH-së mbi birën dhe verën “është një masë shumë mbrapa në radhën e masave, të cilat mundet të stimulojnë në një plan më të përgjithshëm një klimë më të mirë investuese në Bullgari”.
Prandaj sipas tijpyetja e madhe është nëse këto masa janë të qëndrueshme dhe sesi do të ndihmojnë për rritjen ekonomike gjatë viteve të afërta. Me rëndësi është po kështuse çfarë sistemi tatimor duam të mirëmbajmë.Në lidhje me këtëështë e nevojshme të kërkohen ulje të tilla tatimore, të cilat të inkurajojnë shtimin e potencialit afatgjatë për një rritje ekonomike,është kategorik ekonomisti.
Ulja e TVSH-së, e cila do të vazhdojë deri në fund të vitit 2021, vlen dhe për shërbimet turistike, palestrat dhe pajisjet sportive, përfshi këtu pishinat dhe sheshet sportive. Transportet e rastit për turistët po kështu do të përdorin një tatim më të ulët.
Por duke pasur parasysh se nuk ka mjaft turistë,a është kjo masa e cila do të shpëtojë industrinë? Në fillim të verës niveli i taksave për hotelierët ra më 9%, por në praktikë ndryshimi në çmimin e shërbimit është minimal. Kështu për shembull në vend të 100 levave/50 euro/ për një dhomë dyshe, turistët paguajnë 97 leva /48 euro/.Kjo më tepër do të rrisë fitimet e biznesit të madh, në vend që të tërheqë turistë, mendojnë ekonomistët. Duke pasur parasysh faktin se numri i pushuesve të huaj u pakësua shumë gjatë kësaj vere, ulja e niveleve tatimore nuk mund të shpëtojë disa operatorë turistikë nga falimentimi.
E vërteta është se industria insiston për zhvillimin e programeve të punësimit në sektor, përmes trajnimit dhe rikualifikimit, në bazë të vijës së instrumenteve evropiane.
Sa u përket shërbimeve të ndryshme në palestër, aty gjithashtu niveli i ulur i taksave varet nga vizitat. Kjo nuk ka sesi të shpëtojë nëpunësit nga shkurtimet, gjatë një situate që sallat e palestrave qëndrojnë gjysmë të zbrazëta, për shkak të koronavirusit.
Në këtë kuptimmasat mbase mundet të kenë një efekt të prekshëm përmes shpenzimeve sociale më efikase, është konkluzioni i ekspertëve.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në mesin e muajit shtator, si çdo vit, festa e madhe e krishterë Lartësimi i Kryqit të Shenjtë të Zotit, që bie më 14 shtator, shënon fillimin e një prej proceseve më të rëndësishme në bujqësi – fushatës së vjeljes së rrushit. Viti 2025 nuk bën..
Inflacioni vjetor në gusht ishte 5.3%, i njëjtë me atë të korrikut, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Rritja mujore e kostos së jetesës në gusht ra në 0.1%, ndërsa në korrik krahasuar me qershorin ishte 1.7%. Inflacioni i..
Ka një rritje të madhe të importit të punëtorëve nga vendet e treta, dhe deri në fund të vitit pritet të arrihet shifra prej 50 mijë vetash. Mungesa e fuqisë punëtore mbetet një problem i përhershëm, tha për radion BNR Georgi Përvanov – ekspert për..
Në mesin e muajit shtator, si çdo vit, festa e madhe e krishterë Lartësimi i Kryqit të Shenjtë të Zotit, që bie më 14 shtator, shënon fillimin e një prej..