Për shkak të pandemisë nga koronavirusi i ri, sivjet shumë nga pushuesit i lanë mënjanë vendpushimet detare dhe ju përkushtuan magjisë dhe joshjes së maleve bullgare. Kurse ato ofrojnë mundësi të shkëlqyera për shëtitje të gjata dhe pushim mes freskisë së pyjeve, ajrit të pastër dhe peizazheve piktoreske.
Që nga mesi i muajit korrik tek ne po vërehet tendenca e një interesi të rritur ndaj pushimeve malore, pohon Gjeorgji Bençev, ekspert në Bashkimin Turistik Bullgar.
“Gjatë këtij viti njerëzit preferojnë të organizojnë në mënyrë individuale pushimin e vet në mal- thotë Gjeorgji Bençev para Radios Kombëtare Bullgare - programi “Horizont”. Dominojnë pushimet e organizuara për një ditë pa fjetje. Nga qendra jonë informative turistët marrin të dhëna për itineraret turistike, për çmimet dhe kontaktet me vendpushimet e veçanta, pas së cilës organizohen vetë. Shpresoj se do të ruhet tendenca pozitive e plotësimit të vendeve në shtëpizat për pushim. Të gjithë e dinë - pushimi në mal është mjaft më i parrezikshëm për shëndetin dhe shumë më i lirë nga ky në komplekset e mëdha për pushim.”
Çmimet nëpër shtëpizat e larta malore lëvizin midis 10.00 leva (rreth 5 euro) dhe18.00 leva (rreth 9 euro) për një shtrat, kurse një pushim-ekskursion për 7 ditë me fjetje, ushqim dhe kalime me shoqërues është midis 290 leva (rreth 145 euro) dhe 320 leva (rreth 160 euro) për një njeri. Por, jo kudo kushtet u përgjigjen kërkesave të larta të turistëve, me qenë se prej viteve shteti nuk i financon objektet dhe Bashkimi Turistik Bullgar është i detyruar të mbështetet vetëm tek mjetet personale - thotë Gjeorgji Bençev.
“Më vështirë është në objektet e larta malore, ku ngjitja është e vështirë dhe bëhet me mushka, në kurriz, me makina të përshtatura për një kalueshmëri të lartë. Ky është shkaku që të ngulim këmbë që aty të kthehet financimi i shënuar. Aktualisht po luftojmë për përkrahjen e shtetit, sepse këto objekte nuk ka sesi të jenë ekonomikisht të pavarura pa subvencione dhe pa ndihmë”.
Adhuruesit e natyrës dhe udhëtarët po kështu bëjnë përpjekje që të mund të popullarizojnë bukuritë e natyrës, me të cilat është i dhuruar vendi ynë.Nomadët digjitalë Asen dhe Laura kanë krijuar markën “Balcanic”, përmes së cilës ua tregojnë Bullgarinë udhëtuesve nga e gjithë bota dhe mundohen të frymëzojnë 7 milionë bullgarë që të dalin mes natyrës. E bëjnë përmes shembullit personal.
“Balcanic” është një brand /markë/ e cila ka për qëllim të mbledhë rreth vetes njerëz pozitivë dhe të tregojë mënyrën alternative të jetesës - tregon Asen Veliçkov para Radios Kombëtare Bullgare – Radio Sofja. E quajmë ”mënyrë të jetesës të udhëtarit”, në të cilën përfshihemi me përjetime mes natyrës, eksperimentojmë me lloje të ndryshme sport, njihemi me personalitete frymëzuese. Por, fokusi më i rëndësishëm është lidhja midis nesh përmes komunikimit njeri me njeri dhe të njeriut me natyrën”.
Përpiloi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..
Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..
Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe..