Jam i gatshëm të jap dorëheqje, tashmë e kam bërë. Nuk dua që në asnjë mënyrë unë të jem shkaku për tensionin në vend. Me këto fjalë Kryeministri Bojko Borisov ua drejtua mbi 3000 delegatëve në mbledhjen e partisë në pushtet GERB. Fjalimi u transmetua live nga BNR-ja. Do t’u propozojë partnerëve të koalicionit variante të ndryshme, përfshi këtu një qeveri pa mua. Mirëpo, në marrëveshjen me “Patriotët e Bashkuar” është shkruar se qeveria do ta përfundojë mandatin e vet.
Borisov theksoi se pa Parlament nuk mund te luftohet kundër epidemisë së Covid-19, nuk mund të merren hua, nuk mund të miratohen ligje të reja, nuk mund të ketë aktualizim të buxhetit, nuk do të ketë buxhet të ri, paga dhe pensione. Ai rikujtoi se Parlamenti duhet të miratojë ndryshime në kodin zgjedhor, të cilat garantojnë zgjedhje të ndershme, përfshi këtu dhe votim me makina.
Kryeministri paralajmëroi se po vijnë muaj, madje vite të rënda dhe vendi ka nevojë për stabilitet. Na nevojitet përkrahje në këto zgjedhje, në qoftë se njerëzit nuk na duan ne nuk do të mbetemi, deklaroi Borisov dhe nënvizoi se sipas të gjitha studimeve sociologjike GERB është forca e parë politike.
Borisov dhe delegatët e tij nuk u shqetësuan për shkak të protestuesve kundër qeverisë, të cilët shprehën zhurmshëm pozitat e tyre para forumit dhe u përpoqën të hyjnë në vendin e ngjarjes në “Sofja Tehpart”.Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..