Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tregojnë skica të hershme të Kristos në qytetin Varna

Piktura mësimore dhe piktura me bojëra uji të piktorit me famë botërore me prejardhje bullgare Kristo janë të ekspozuara në Galerinë Artistike të Qytetit në Varna. Krijimet janë nga koha kur Hristo Javashev ka mësuar në Akademinë Kombëtare Artistike. Në ekspozitën “Kristo - etyde të hershme” mund të shikohen  po kështu postera me autografet e Kristos dhe të bashkëshortes së tij Zhan-Klod, të cilët dokumentojnë disa nga paketimet emblematike të godinave. Në galeri janë paraqitur dhe kopje të dy portreteve nga vitet studentore të krijuesit - të artistes Graciella Bëçvarova nga viti 1954 dhe të piktores Dora Boneva nga viti 1956, si dhe një material të pasur dokumentar për Kriston dhe për historinë e tij fisnore, për truallin fisnor, fotografi të familjes. Ekspozita me  eksponate nga përmbledhja e muzeut të Akademisë Kombëtare Artistike do të mbetet në kryeqytetin detar deri më 25 gusht.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Gjeorgji

Studimet e bullgaristikës në Gjeorgji po bëjnë hapa të vogla, por të sigurta

I vetmi lektorat për gjuhën, letërsinë dhe kulturën bullgare në Gjeorgji gjen një mjedis të përshtatshëm në Universitetin Shtetëror të Sokhumit në Tbilisi dhe po bën hapa gjithnjë e më të sigurt. Shkolla bullgare në kryeqytetin gjeorgjian gjithashtu po..

botuar më 25-09-21 9.20.PD

Një film bullgar triumfoi në një festival në Shqipëri

Filmi bullgar "Dita kur ajo do të lindë", me regji dhe skenar nga Emil Spahijski (në bashkautorësi me regjisorin rumun Bogdan Mureshanu), i bazuar në tregimin me të njëjtin titull nga shkrimtarja Jordanka Beleva, fitoi Çmimin e Publikut në..

botuar më 25-09-17 9.36.PD

Fillon edicioni i 43-të i Festivalit të Filmit Bullgar Artistik "Trëndafili i Artë"

Nga 16 deri më 23 shtator 2025, Varna bëhet përsëri kryeqyteti i kinemasë bullgare. Edicioni i 43-të i Festivalit të Filmit Bullgar Artistik "Trëndafili i Artë" do të mbahet në Qendrën e Festivaleve dhe Kongreseve në qytet. Publiku do të ketë..

botuar më 25-09-16 6.00.PD