Kryeministri është peng i partnerëve të tij në koalicion - “Patriotët e Bashkuar”, dhe më konkretisht të liderëve të partive nacionaliste “Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë” (NFSB) Valeri Simeonov dhe të VMRO-së Krasimir Karakaçanov. Një mendim të tillë shprehu para BNR-së Orhan Tahir – jurist, politolog dhe aktivist me orgjinë rome, i cili banon që prej vitesh në Belgjikë.
Sipas tij VMRO dhe NFSB kanë përfituar nga protestat, të cilat janë kryesisht kundër GERB-it, që të marrin më shumë pushtet në kuadrin e koalicionit dhe e kanë arritur këtë. Megjithatë Orhat Tahir është i mendimit se qeveria do ta mbarojë mandatin e vet.
Ju rikujtojmë se dje pas mbledhjes së Koalicionit në pushtet lajmi se Bojko Borisovi do të mbetet kryeministër u shpall nga Valeri Simeonov.Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..