Krahas eksponateve nga ekspozita e vet e përhershme Muzeu Historik Regjional – Sofje hap më 13 gusht pjesën e parë të ekspozitës “Histori midis”, e cila do të vazhdojë deri në fund të shtatorit. Projekti është i fondacionit “Arti – vepra dhe dokumente”, i cili parashikon dy ekspozita me radhë (gusht-shtator, tetor-nëntor).
Në ekspozitën e parë theksi është te dy gra me fate të lidhura me ato të personaliteteve të shquara. Gjatë shtatorit do të përfshihet dhe një tregim për Magdalina Stançevën – arkeologe e njohur nga Sofja, e cila ka bërë shumë zbulime arkeologjike për kryeqytetin.
Në ekspozitën tjetër janë përfshirë vepra të artistëve bashkëkohorë kushtuar aspekteve të ndryshme të historisë së Sofjes. Një pjesë prej tyre kanë punuar mbi projekte të lidhura me periudhën pas vitit 1944.Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" mund të shihet që nga sot në kinema. Ai rikrijon realitetin e trishtuar të një prej sëmundjeve më të zakonshme moderne - demencës. Skenaristja Teodora Stoillova-Donçeva është frymëzuar nga ngjarje reale. Filmi..
Në Galerinë e Arteve "Kvadrat 500" (pjesë e Galerisë Kombëtare) në Sofje, një ekspozitë prezanton koleksionin e Galerisë Kombëtare, që përmban njëzet e një fletë grafike të piktorit Pikaso (1881–1973). Veprat janë të lidhura tematikisht me..
Një histori si një film - ne shpesh themi me vete kur na tregohet një histori e jashtëzakonshme ose dëgjojmë një të tillë nga tavolina fqinje në një kafene. Por është pikërisht kinemaja ajo që duket se e ndihmon njeriun e sotëm të varur në mënyrë..
Revista LIK e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) ia kushtoi numrin e saj të muajit shkurt Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u prezantua sot,..
Në Shkollën Bullgare “Ivan Vazov” në qytetin kufitar të Edrenesë mësojnë 55 fëmijë. Shkolla u hap në vitin 2017 pranë Konsullatës së Përgjithshme të..