Populli bullgar ka katër mbrojtës qiellorë. Këta janë atë të shenjtë, të cilët e kanë kaluar jetën e vet në ndonjë vend të vetmuar dhe të cilët kanë shënuar jetën shpirtërore të popullit tonë. Prej shekujve të tërë bullgarët me një rigorozitet ruajnë eshtrat e tyre dhe kanë nderuar kujtimin e tyre. Bëhet fjalë për Shën Ivan Rillskin, Prohor Pshinski, Gavrill Lesnovski, por bashkë me ta dhe për të përnderuarin Joakim Osogovski.
Atë e nderojmë më 16 gusht, dita e vdekjes së tij në vet fillimin e shekullit të 12. Nuk dihet se ku ka lindur Joakim. Ai ka jetuar gjatë shekullit të 11, kur Bullgaria është gjendur nën pushtetin Bizant. Mali Osogovska ngrihet në jugperëndim nga qyteti Kjustendill. Nëpër të tani kalon kufiri midis Bullgarisë dhe Serbisë, kurse vendi ku ka jetuar i përnderuari Joakim Osogovski sot gjendet në Serbi. Nga jetëshkrimi i këtij shenjtori bullgar mësojmë se, njëherë si njeri i huaj ai ka ardhur të lutet në kishën familjare të një bojari vendas në fshatin Gradec. Bojari i ka treguar shpellën e afërme, ku mund të qëndroje. Kur është transferuar në këtë shpellë, Joakim ka përjetuar në të të gjithë kohën tjetër të mbetur nga jeta e tij në një agjërim të fortë e të rreptë dhe lutje soditëse. Me bekimin dhe uratat e tij ai u ka ndihmuar njerëzve të rastit, të cilët e kanë vizituar.
50 vjet pas vdekjes së Joakim Osogovskit në vendin ku ai ka jetuar ka shkuar një prift, i cili është vendosur aty si murg. I përnderuari Joakim i është paraqitur në ëndërr me kërkesën të nxjerrë nga toka eshtrat e tij. Prifti kështu e ka bërë. Në vendin e caktuar ka ndërtuar manastir me një kishë në emër të njeriut të drejtë. Në këtë manastir dhe tani shtrihen eshtrat e shenjta e të përnderuarit Joakim Osogovski. Atyre u vishen çudira të shumta, për të cilat dëshmon jetëshkrimi i tij. Përkrahësi qiellor jo njëherë ka ruajtur në një mënyrë të shkëlqyer pronën e manastirit të vet nga bastisja dhe shkatërrimi.
Nga data 17 deri më 23 shtator 2025, në ujërat pranë Kepit Killik, komuna Avren, u zhvilluan kërkime arkeologjike nënujore nën drejtimin e prof. dr. Ivan Hristov, me pjesëmarrjen e zhytësve nga Muzeu Historik Kombëtar, punonjës të Shërbimit Kombëtar të..
Më 22 shtator 1908, me një manifest, princi Ferdinand I shpalli Pavarësinë e Bullgarisë dhe kështu u hodhën hapat e Mbretërisë së Tretë Bullgare. Ky akt nuk është bërë rastësisht në kishën "Shën 40 Dëshmorët" në kryeqytetin e vjetër Veliko Tërnovo: atje..
Më 17 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e martires së shenjtë Sofia dhe tre bijave të saj Besimi, Shpresa, Dashuria, të cilat vdiqën si martire të besimit në shekullin e parë pas Krishtit. Më 17 shtator përkujtojmë martirizimin..