Partia GERB paraqes projektin për kushtetutë, tha kryeministri dhe lider i GERB-it Bojko Borisov në një deklaratë në faqen e tij Facebook. Në të ai shprehu gatishmëri për takim me partnerët e koalicionit. Kryeministri kërkoi të krijohet një grup i kontaktit i cili të sigurojë të paktën 120 vota në parlament në përkrahje të propozimit për kushtetutë të re që ditën e parë të punës pas pushimeve. Kjo është 2 shtatori. Zoti Borisov deshi që deputetët e partisë GERB të kërkojnë mundësinë për mbledhjen e shumicës nga 160 deputetë për thirrjen e Kuvendit të Madh Popullor. Lidhur me diskutimet e protestuesve se vendimet e partisë GERB qëllojnë shtyrjen e dorëheqjeve të kryeministrit, qeverisë dhe të kryeprokurorit, zoti Borisv tha, se ka urdhëruar që të gjitha propozimet e GERB-it për Kushtetutë, Kuvend të Lartë Popullor dhe votim elektronik të plotësohen maksimalisht shpejtë.
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..