Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Regjim autoritar ose demokraci liberale - çështje jo vetëm e vlerave

Doktoresha Radosveta Stamenkova: Kur njeriu lufton për bukën e gojës, në plan të pasmë mbeten vlerat, informimi dhe lartësimi shpirtëror

Foto: BGNES

Ka lidhje midis cilësisë së jetës në një vend të caktuar dhe kënaqësisë së qytetarëve nga mënyra, në të cilën aty funksionon demokracia. Në shtetet ku cilësia e jetës është më e ulët, vihet re një pakënaqësi nga sistemi aktual politik. Konkluzioni është i ekspertëve nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Bullgari, të cilët analizuan rezultatet nga studimi në 10 shtete në Evropën Qendrore dhe Lindore. Në të të anketuarit krahasojnë dobinë nga kjo të jesh i lirë ose t’u përmbahesh vlerave tradicionale kombëtare. Studimi është zhvilluar nga Instituti GLOBSEC i bazuar në Bratislavë, ndërsa rezultatet nga anketa e zhvilluar në Bullgari japin sinjale shqetësuese.

Meriton vëmendje konkluzioni i analistëve, se pjesa dërmuese e bullgarëve preferojnë një regjim autoritar sesa demokraci liberale. Ata janë gati të heqin dorë nga liria e fjalës ose e lëvizjes në këmbim të leverdisë financiare ose të një sigurie më të madhe në vend. Shqetësues është fakti  se tek ne nën formën e mbrojtjes së vlerave të dukshme tradicionale arsyetohet dhuna mbi njerëzit, të cilët janë të ndryshëm në bazë etnike, fetare e të tjera.

Biseda këtu duhet të fillojë me temën për fjalët - ato kanë një forcë të madhe. Prandaj, kur drejtohet pyetja për qëndrimin ndaj vlerave tradicionale, duhet të sqarohet se për çfarë vlerash tradicionale bëhet fjalë. Meqenëse është shumë e rëndësishme që të unifikojmë konceptet tona - sqaron doktoresha Radosveta Stamenkova nga Asociacioni mbi Planifikimin Familjar në një intervistë për programin “Hristo Botev” të Radios Kombëtare Bullgare.

“Ne bullgarët, duam shumë ndonjë farë ndryshimi dhe diçka e mirë të na rastis, por njëkohësisht kemi frikë se mos të ndodhë ndonjë gjë - dhe kështu jetojmë në këtë dilemë. Në qoftë se mua më pyesin për vlerat pozitive tradicionale, do të doja të besoj se, në se kemi të tilla janë kujdesi për të dobëtit dhe të varfrit – t’u ndihmojmë atyre, të cilët kanë nevoja. Do të doja të besoj se, nga pikëpamja familjare, një vlerë tradicionale është të kujdesesh për prindërit e tu të moshuar, t’i përkrahësh kur ata janë në fund të jetës së vet, ose në qoftë se ka ndonjë anëtar të familjes i cili është i sëmurë. Do të doja të besoj se, një vlerë jonë tradicionale është rritja dhe edukimi i fëmijëve me dashuri, me përkrahje dhe me idenë të ndihmojmë fëmijën të hapë krahët e veta.”

Por, duhet të sqarojmë se çfarë është vlera tradicionale dhe mbi çfarë ndërtojmë universin tonë, thotë doktoresha Stamenkova dhe jep për shembull  sallatën tradicionale shope të pëlqyer nga të gjithë në Bullgari - sa vlerë tradicionale bullgare ka ajo, pasi është e shpikur në recetat e firmës së dikurshme “Ballkanturist”- një firmë për udhëtime përpara 50 vjetëve. Kemi një kufi mjaft të hollë midis klasave të veçanta - një shtresë e hollë e cila është në majë të piramidës dhe një shtresë tjetër më e madhe, e cila lufton në disa raste madje dhe për shpëtimin e vet fizik. Atëherë, kur ti lufton për bukën e gojës, atëherë ti nuk ke kohë të mendosh për vlera, të interpretosh lajme të falsifikuara, të mendosh për një lartësim shpirtëror e kështu me radhë. Thjeshtimi është një projeksion i problemeve të përditshme, të cilat na rrethojnë. Është mirë që njerëzit në familje, prindërit dhe fëmijët të flasin midis tyre dhe të dëgjojnë njëri-tjetrin, sepse kjo është baza, mbi të cilën mbështetemi, më vonë është leximi me kuptim dhe formimi i një opinioni kritik. Prandaj edhe sikur vetëm të debatoni - është më mirë sesa mungesa e një komunikimi”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Magjia e Krishtlindjes - nga bekimi i lashtë deri te shfaqja e plakut të mirë në trojet tona

Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..

botuar më 24-12-25 4.45.PD

Patriku Daniill: Me besim të gjallë, le t'i bëjmë zemrat tona grazhde, që në to të lindë Zoti i Mitur

Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse.  “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..

botuar më 24-12-24 6.05.MD

Në prag të Krishtlindjeve, i shohim me shpresë ditët në vijim

Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...

botuar më 24-12-24 5.55.PD