Këtë mëngjes gjatë ditës së 44 të protestave antiqeveritare godina e Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) u bllokua nga lëvizja civile “BOEC”. Protestuesit nuk lejuan që mysafirët e televizionit të hyjnë përmes hyrjes qendrore me motivin se media publike nuk i pasqyron ngjarjet në mënyrë objektive.
Ky është aksioni i katërt nga seria “bllokadë-befasim”. Bllokadat e mëparshme u mbajtën para godinave të Ministrisë së Drejtësisë, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të Komisionit kundër Korrupsionit.
Mbeten bllokadat në udhëkryqet kryesore në Sofje – në rajonin e “Orllov Most” (“Ura e Shqiponjave”), të Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” dhe të sheshit “Nezavisimost” (“Pavarësia”).
Në orën 4.00 të mëngjesit policia pastroi bllokadën në urën tek Panairi Ndërkombëtar i Plovdivit. Para kësaj një pjesë nga protestuesit në Plovdiv bënë bllokada të improvizuara dhe ndaluan lëvizjen në urë.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..